Futboll La Liga Sport

Christophe Dugarry: Griezmann është një dhuratë për 100 mln €

Blerja e Antoine Griezmann për shumën e raportuar 100 milionë euro do të ishte një dhuratë, sipas kampionit të botës me Francën Christophe Dugarry.

Ylli i Atletico Madrid Griezmann është përfolur për një kalim te Barcelona këtë sezon, ndërsa Manchester United gjithashtu mendohet të jetë interesuar për sulmuesin.

Dhe, megjithëse shuma 100 mln euro duket e lartë, Dugarry mendon se do të ishin para të shpenzuara mirë.

“Griezmann ka oferta në tavolinë,” shprehet Dugarry për RMC.

“Klauzola e tij e lirimit 100 mln euro është në dorën e tij. Ai duhet të vendosë përpara Kupës së Botës.

“Janë shumë para, por për Griezmann një dhuratë. Të gjithë e duan, kështu që është ai që duhet të vendosë.”

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Juventusi blen Icardin për 80 milionë euro, ja problemi i akordit (FOTO)

Delo.autor

Drejtori i Juves rrëfen detajet: Ideja e “çmendur” për blerjen e Ronaldos lindi pas…

Isa.Autor

MARSELO-JUVENTUS/ Veprimi i brazilianit po tërbon Realin e Madridit (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment