Futboll Shqipëri Sport

MERR FUND MAKTHI/ Shqipëria U-19 rikthehet te FITORJA, mposht minimalisht Rumaninë

Shqipëria U-19 ka fituar ndeshjen miqësore kundër Rumanisë me rezultatin 1-0. Skuadra e trajnerit Erjon Bogdani u kthye te fitorja pas eliminatoreve skandaloze për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe. Takimi u luajt prej orës 14:00, në qytetin e Fierit.

Takimi u vendos nga kapiteni Bullari me një penallti të akorduar nga gjyqtari Kreshnik Cjapi. Sulmuesi e mori vetë përsipër ekzektuimin e saj dhe arriti ta dërgonte në rrjetë duke mposhtur portierin mik. Kjo miqësore i ka shërbyer trajnerit vetëm për ta për lojtarët e datëlindjes 2001-02.

Me ekipin rumun do të kemi dhe një tjetër sfidë miqësore, po në Fier, pas dy ditësh. Këto takime i kanë shërbyer ekipit kombëtar për të rifituar pak qetësinë. Pozicioni i teknikut Bogdani është i lëkundur pas deklaratës që dha trajneri Armando Duka për rishikimin e pozicioneve të të gjithë kryepankinave në kombëtaret e moshave.

 

Related posts

INZAGHI MERR LAJMIN E KEQ/ Goditje e rëndë për Inter-in, ylli humb Napoli-n dhe Champions-in. Ja emri…

Delo.autor

BROJA “VRASËS” PARA PORTËS/ Tre gola dhe një asist në tre ndeshjet e fundit me Shqipërinë, vetëm…

Delo.autor

“FITUESI I TOPIT TË ARTË”/ PROBLEMET ME LIGJIN: Hidhen poshtë akuzat për MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment