Futboll Seria A Sport

MILANI NË KAOS/ Dëmtimi i Biglias SHUMË i rëndë, ja kur pritet rikthimi

Lajme të këqija vijnë nga infermieria e Milanit dhe lidhen pikërisht me mesfushorin argjentinas, Lucas Biglia, dëmtimi i të cilit duket se është shumë më serioz nga sa ishte parashikuar.

Ndryshe nga sa ishte thënë fillimisht, argjentinasi do të mungojë për të paktën dy muaj, duke humbur një sërë ndeshjesh të rëndësishme për kuqezinjtë, si përballjet me Juventusin e Lazion.

Ky lajm natyrisht që ka “turbulluar” idetë e Gattusos, pasi dëmtimi i argjentinasit i shtohet atij të Caldarës javën e kaluar, ndërsa shumë lojtarë të tjerë si Conti, Calhanoglu dhe Kessie nuk janë në 100%.

Lucas Biglia është një futbollist mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Milanit, pasi kuqezinjtë nuk kanë në dispozicion asnjë lojtar tjetër të ngjashëm, për ta aktivizuar në qendër të mesit të fushës.

Related posts

“FOTO LAJM”/ Portieria “bombë” e hockey-t në akull që e kërkon çdo skuadër

Delo.autor

NË ITALI TË BINDUR/ Asllani nuk largohet, Inter “sakrifikon” Brozovic

F.autor

Atmosferë festive/ Lojtarët e Skënderbeut ia marrin këngës para takimit me Flamurtarin

Isa.Autor

Leave a Comment