Futboll Seria A Sport

MIRANDA LARGOHET/ Zëvendësuesi i tij pritet të jetë një super lojtar

Raportohet se Interi ka shtuar interesin për Joachim Andersen, ndërkohë që Joao Miranda mund të rikthehet në Spanjë.

Mbrojtësi i Sampdoria, ka qenë i lidhur me Juventusi-n dhe Arsenali-n, pasi i ka impresionuar me paraqitjet e tij gjatë dy sezoneve që ka luajtur në Itali deri më tani.

Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, u pa në ndeshjen e Youth League midis skuadrës së tij dhe Barcelonës, në krah të Carlo Osti dhe Antonio Romeri të Samp-it.

Ky duket si një sinjal që bisedimet për Andersen janë në vazhdim dhe se ai mund të jetë zëvendësuesi i Miranda-s.

Gazeta beson se agjenti i brazilianit po punon për një largim në janar, me një rikthim në Spanjë që duket si zgjidhja më e mundshme. Thuhet se Sevilla është në krye për të nënshkruar me veteranin, i cili nuk është më zgjedhje e parë në qendër të mbrojtjes pas ardhjes së Stefan de Vrij.

Related posts

TIRANËS NUK I PËLQEN FUSHA E KAMZËS/ Kryendeshja me Teutën spostohet në qytetin liqenor

Delo.autor

IU ARRESTUAN SHOKËT/ Ultrasit braktisin Juventus për ndeshjen ndaj…

Delo.autor

SKUADËR PËR TITULL KAMPION/ Interi gati të transferojë edhe 4 lojtarë të tjerë

F.autor

Leave a Comment