Futboll La Liga Sport

MODEST DHE I PËRGJEGJSHËM/ Asensio: Nuk jam unë ai që duhet të udhëheqë ekipin

Marco Asensio beson se nuk është ai lideri i Real Madrid kur në skuadër ka shumë lojtarë që kanë më tepër eksperiencë se ai.

Klubi ka shprehur më parë se ka shumë besim tek ai, por ai ka vuajtur të bëjë paraqitje konstante teksa i gjithë ekipi nuk është paraqitur ashtu siç duhet në muajt e parë të sezonit.

“Nuk mendoj se jemi në krizë, nuk jam unë ai që duhet të udhëheqë ekipin, ka lojtarë me më shumë eksperiencë që kanë kohë në klub, ata kanë më shumë eksperiencë, kanë një status më të madh se unë,” shprehet talenti spanjoll.

“Për momentin nuk po shkëlqej por do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në fund të sezonit. Ka pasur shumë kritika në drejtimin tonë, disa të padrejta, por ne e dimë se si funksionon gazetaria.

“Nuk do t’i përfshij të gjithë por ka disa që duan vetëm të shkaktojnë dëme.”

Ecuria e dobët e klubit bëri që presidenti Perez të shkarkonte trajnerin Julen Lopetegui dhe Asensio mendon se ai ishte i pafat.

“Futbolli u tregua i padrejtë me Lopetegui-n, gjatë momenteve kyçe nuk kishim fatin në krahun tonë.

“Ishte një situatë e vështirë për të, për shkak të asaj që ndodhi me ekipin kombëtar, dhe ai nuk kishte fat. Prapëseprapë ai ka një karrierë të madhe përpara tij dhe fati do t’i rikthehet.

“Nën drejtimin e Solarit rezultatet kanë qenë më të mira, por kështu është futbolli. Ai është trajneri ynë dhe ne do të japim më të mirën tonë, ne duhet të jemi të fortë, ashtu siç kemi qenë gjithmonë për të marrë fitoret.”

 

Related posts

Pësoi humbjen e parë/ Klodian DURO gjen shkakun: Luajtëm 11 kundër 10

Isa.Autor

I dënuar në Europë/ Ja “dhurata” e Atletikos për trajnerin Simeone në Superkupë

Isa.Autor

ÇUDIA TEK BARCELONA/ Drejtuesit e rinj vetëm 7 ditë kohë për merkaton

Delo.autor

Leave a Comment