Futboll Seria A Sport

PSG KËRKON SHËRBIMET, WANDA MENDON HUAZIMIN/ Ja çfarë po ndodh me sulmuesin argjentinas

Përveç pistave ital ane (Napoli, Roma dhe Juventus), Mauro Ikardi mund të nisë edhe një tjetër aventurë jashtë Serisë A. Argjentinasi është një opsion i mundshëm për t’u transferuar edhe te PSGja, në rast se Nejmar do të largohet. Nuk përjashtohet si mundësi edhe kalimi te skuadra e Barcelonës në orët e fundit të merkatos.

Një agjent i njohur i FIFA-s ka tentuar që të ngrejë në këmbë marrëveshje thuajse të dëshpëruar për kalimin e Mauro Ikardit drejt Barcelonës. Dukej e tillë që në fillim për shkak të raportit jo shumë të mirë që ka Leo Mesi me ish-kapitenin e Interit. Më e besueshme është pista e Parisit, edhe pse këtu gjithashtu duket e vështirë për shkak të prezencës së Kavanit dhe Mbapesë.

Megjithatë, Interi do të ishte shumë i interesuar që sulmuesi Ikardi të shkonte te PSG-ja sepse në këtë mënyrë, jo vetëm që do të mbushte arkat, por edhe do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë te skuadra e Juventusit. Paulo Dibala do të qëndronte në Torino dhe në këtë mënyrë Mauricio Sarri do të humbte mundësinë për të pasur në ekip një bomber.

ikardi

VANDA NARA- Agjentja bashkëshorte e Mauro Ikardit, Vanda Nara, po mendon që të kërkojë nga Interi një zgjidhje me kompromis. Pak a shumë si në rastin e Naingolanit, i cili u kthye te Kaljari si huazim. Drejtuesit zikaltër as që kanë ndërmend t’ia plotësojnë këtë dëshirë  agjentes së lojtarit, pasi e konsiderojnë Ikardin si një “mall” të shtrenjtë për afrimin e lojtarëve të tjerë.

Mauro do të ndihmojë në investimin e ndonjë lojtari tjetër në mesfushë me shitjen e tij. Zikaltrit kërkojnë afro 70 milionë euro për ta lënë të lirë.

ROMA VË KUSHT

Afati për transferimin e Edin Xhekos tek Interi është duke skaduar dhe skuadra e Romës ka vendosur një kusht jo të lehtë për zikaltrit. Nga kryeqyteti kërkojnë vetëm Mauro Ikardin për ta lënë të lirë sulmuesin boshnjak, i cili është një dëshirë ekskluzive e trajnerit Antonio Konte. Nëse Ikardi nuk do të shkojë te Roma, atëherë edhe Xheko me shumë mundësi nuk do të transferohet tek Interi.

Xheko-Ikardi

Pak ditë më parë u publikua lajmi se argjentinasi është i gatshëm që të pranojë të luajë edhe për verdhekuqtë. Dëshira e tij e madhe është Juventusi, por “Zonjën” nuk e arrin dot pasi Marota nuk ka ndërmend që të ulet në bisedime me Paratiçin. Ai e lë të lirë vetëm për një shkëmbim të mundshëm me Dibalën.

Related posts

Salah TRONDIT Egjiptin/ Zbuloni VENDIMIN e paparashikueshëm të goleadorit

Isa.Autor

Juventusi rrezikon Championsin, Allegri: Mendjen te kampionati

Q.Autor

PRAPASKENA/ Digjet tentativa e dytë e Juves për të marrë Xhekon, mesfushori veteran i bardhezinjve…

Delo.autor

Leave a Comment