Futboll Seria A Sport

ZBULIMI I SERIE A/ Nuk i duroj dot krahasimet me Lewandowskin, dua që…

Sulmuesi i Genoas, Krzysztof Piatek, ka zbuluar se nuk i pëlqen krahasimi me Robert Lewandowski dhe se dëshiron të luajë në Champions League.

Piatek ka qenë një nga lojtarët që ka rënë më shumë në sy me paraqitjet e tij në këtë sezon të Serisë A, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje të luajtura në kampionat me Genoan. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Barcelona-s, Napoli-t dhe Liverpool-it.

Polaku ka folur për “Corriere della Sera”: “Nuk më pëlqen aspak krahasimi me Lewandowski-n, por mund të arrij në ato nivele. Kur luan në Seria A duhet të kesh një mendje të kthjellët dhe ta përdorësh atë gjithmonë, por jo vetëm për të shënuar. Është e gabuar të mendosh: ‘Shënova 5 gola, unë jam zot i futbollit’. Nuk je askush. Rruga është ende e gjatë”, ka thënë Piatek.

Rreth Champions League, sulmuesi tha: “Dua të arrij aty. Dua të falënderoj presidentin Preziosi, i cili më dha këtë mundësi. Ka vetëm një mënyrë për ta shpërblyer besimin dhe investimin e tij, duke shënuar sa më shumë gola. Nuk do të zhgënjej, as atë dhe as veten.”

Related posts

VIDEO/ “Hajde e vëmë me bast 1 milion, unë jam nana”, Sadiku dhe Bardhi nuk ndalen

Sadik.Autor

ÇMENDURIA PAS FITORES/ Tifozi i Liverpoolit ia “FALË” gruan Shaqirit pas golave që shënoi ndaj Unitedit (FOTO)

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ish-trajneri i kombëtares argjentinase infektohet me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment