Futboll Sport

FUND I HIDHUR PËR ROONEY/ Humbet një penallti dhe eliminohet nga Higuain

Wayne Rooney humbi një penallti dhe DC United u eliminua në play-off në MLS, me Columbus Crew që avancoi më tej mbrëmjen e së enjtes.

Sulmuesi i famshëm anglez ishte i pari nga 3 lojtarët e DC United që gabuan nga pika e bardhë,ndërsa Columbus Crew u tregua paksa më i saktë, duke fituar 3-2 me 11-metërsha.

Sfida emocionuese në Audi Field ishte mbyllur 1-1 brenda 90 minutave dhe 2-2 pas 120 minutave.

Vëllai i sulmuesit të Milanit Gonzalo Higuain, Federico Higuain, ishte vendimtar, sepse në minutën e 30-të barazoi pas golit vendas nga Brillant në minutën e 21-të, ndërsa në shtesë i dha avantazhin skuadrës së tij, para se De Leon në minutën e 116-të të ekuilibronte gjithçka.

Sërish Higuain hapi me gol serinë e penalltive, ndërsa Rooney nuk e imitoi dot, duke gabuar, ashtu si Acosta e De Leon, me Columbus Crew që shkon në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes, ku do të ndeshet me New York Red Bulls.

Në Konferencën e Perëndimit, Real Salt Lake mposhti 3-2 Los Angeles FC në Banc of California Stadium. Një rezultat mjaft befasues, sepse Los Angeles FC ishte favorit i madh, pas një sezoni të shkëlqyer, aq më shumë që e kishte mundur në dy përballjet e këtij viti Real Salt Lake.

Kroati Damir Kreilach ishte heroi i miqve, sepse shënoi dy gola, avantazhin 1-0 dhe barazimin 2-2, ndërsa një autogol nga Zimmerman në minutën e 69-të kualifikoi Real Salt Lake, që falënderon edhe fatin, sepse Los Angeles FC dominoi.

Related posts

PAS SHPALLJES 16-TË HERË KAMPION/ Gazmend Demi: E prisnim që do ta fitonim në derbi, kur të iki unë…

Delo.autor

SKANDALI NË BUNDESLIGA/ Arbitri zhduket pas klasikes Dortmund-Bayern Munich

Delo.autor

ETHET E DITËS SË FUNDIT NË MERKATON E SUPERIORES/ Flet shefi i garave i FSHF: Afati deri në…

Delo.autor

Leave a Comment