Champions League Futboll Sport

MUNDËN LIVERPOOLIN/ “Oreksi” i Serbëve zgjerohet, kërkojnë të befasojnë Napolin

Miloš Degenek, mbrojtësi i Crvena Zvezda, ka folur për ndeshjen e Champions League që skuadra e tij do të luajë të mërkurën në mbrëmje kundër Napolit.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit, 24-vjeçari ka shprehur bindjen se Crvena mund të marrë një rezultat pozitiv kundër skuadrës së Ancelotti-t dhe shpreson që publiku të mund t’i ndihmojë në realizimin e kësaj “mrekullie”.

“Mund të realizojmë një mrekulli në San Paolo”, ka thënë ai. “Pres të luaj në mënyrën më të mirë të mundshme, tifozët tanë do të na japin mbështetjen e zakonshme. Besojmë se mund të marrim një rezultat pozitiv, kemi të drejtën të shpresojmë dhe të ëndërrojmë”.

Më pas ai ka komentuar edhe barazimin e marrë nga napoli në kampionatin italian kundër Chievo-s: “Nuk mendoj se ai rezultat do të ndikojë. Pres të shoh një Napoli ndryshe, me Hamsik dhe Mertens në vend të Milik në formacionin titullar. Gjithsesi, ne do të jemi gati”, ka përfunduar Degenek.

Napoli kryeson grupin C të Champions League me 6 pikë, por një humbje kundër serbëve, që janë në vendin e fundit me katër pikë, do ta bënte shumë të vështirë kualifikimin për italianët.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SAMPDORIAS/ Radja Nainggolan: Duhet të fitojmë për të punuar të qetë, mendoj se Icardi…

Delo.autor

PO RIKTHEHEN TË FRIKSHËM/ Mancini fikson formacionin, Italia me skemën 4-3-3

Isa.Autor

“NE NUK I JAM RËNDËSI…”/ Van Dijk tallet me mediat: Ju e kritikoni, ne e vlerësojmë

Delo.autor

Leave a Comment