Futboll Seria A Sport

“MURI I INTERIT”/ SKRINIAR: ICARDI ka personalitet, SPALLETTI është trajner i…(VIDEO)

Pasi mbërriti tek Interi, ai e ka “çimentuar” rolin kyç në prapavijën e Spalletti. Tashmë Milan Skriniar po bën gjëra të mëdha me fanellën zikaltër. Në prag të sfidës së të dielës kundër Atalanta, sllovaku energjik foli ekskluzivisht për mikrofonin e DAZN. Qendërmbrojtësi shikon mbrapa dhe tregon emocionet e tij:

“Herën e parë që kam ardhur në “San Siro” fillova të bëj fotografi, ishte një ndjenjë e madhe. Familja ime ka qenë gjithmonë e apasionuar pas futbollit. Babai dhe gjyshi im kanë luajtur futboll. Babai im ishte mesfushor. Unë aktivizohem si mbrojtës prej 4-5 vitesh, por më parë kam luajtur në mesfushë”.

Mbrojtësi i Interit është larguar nga shtëpia shumë i ri: “Shumë herë jam përmalluar për njerëzit e shtëpisë. Jam larguar nga shtëpia që 11 vjeç, por familja ime më ka ndihmuar gjithmonë, vinte rregullisht për të më parë”.

Sllovaku ka treguar edhe vështirësitë që hasin njerëz të ndryshëm për shqiptimin e mbiemrit të tij: “Tifozët e kanë të vështirë për ta thënë mbiemrin tim. Shokët e skuadrës më quajnë Skri, edhe ata mund të më thërrasin kështu. Nuk ka asnjë problem”.

Qendërmbrojtësi zikaltër zbulon diçka edhe nga atmosfera që mbizotëron tek Interi: “Handanovic është një protagonist i madh. Brozovic bën shumë shaka. Icardi ka personalitet të madh, është një bombardues. Spalletti? Një udhëheqës i madh, nuk mund ta përshkruaj atë me një fjalë”.

Por, a po mendon për një klub tjetër në karrierë, meqë paraqitja e tij ka rënë në syrin e shumë klubeve të mëdha, si Barcelona dhe Real Madridi? Skriniar sqaron: “Fjalët e trajnerit të Barcelonës dhe Real Madridit më lumturojnë, por unë mendoj të bëj punën time tek Interi në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk mendoj që të largohem nga Interi”.

Shpeshherë në këtë sezon, Interi e ka gjetur golin vendimtar në fundin e lojës, gjë për të cilën Skriniar ka këtë shpjegim: “Golat në minutat e fundit tregojnë se jemi një skuadër e fortë, se besojmë deri në fund. Ne përpiqemi që të jemi sa më afër golit në çdo minutë të lojës, pastaj është tjetër gjë se çfarë ndodh, sepse varet edhe nga kundërshtari”.

Related posts

Gjyqi me Panuçin/ Reagon Bujar Nishani: Nuk e tërheq komentin, ja për çfarë po përgatitem

Isa.Autor

Granit Xhaka i “uritur” për sukses: Gati për të vazhduar ëndrrën në Botëror (FOTO)

Isa.Autor

Ylli i Bayern Munchen zgjedh mes Manchester United dhe Barcelonës

Isa.Autor

Leave a Comment