I pakategorizuar

DOPJETA “MAGJIKE” NDAJ MANCHESTER UNITEDIT/ Media botërore i përulet “Terminatorit” të futbollit

Lionel Messi ishte personazhi kryesor në faqet e para të mediave ndërkombëtare sportive, ditën e sotme. Autor i dy golave për Barcelonën në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj “Djajve të Kuq”, ylli argjentinas, megjithatë, duhet ta ndajë këtë vlerësim me gabimin e De Gea.

Kjo gjë është nënvizuar veçanërisht nga mediat britanike. Më poshtë po ju tregojmë mënyrën se si shtypi sportiv i të gjithë botës e vlerëson dopietën vendimtare të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” kundër Manchester United:

Marca – “Messi fluturon për në “Wanda Metropolitano”, Leo drejton një tjetër “recital”, me dy gola për Barçën, që shkon në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Coutinho e ripozicionon veten në “Camp Nou” me një gol”.

A Bola – “Një Messi i pabesueshëm e dërgon Barçën në gjysmëfinale të Champions-it. Argjentinasi ishte figura e madhe e ndeshjes, sepse vendosi gjithçka me një dopietë. De Gea bëri gafën e vitit dhe Messi i është mirënjohës”.

Bild – “Messi i kthen duart e De Gea në “pelte”. Barça shkon në gjysmëfinale, falë shfaqjes mbresëlënëse të kapitenit të vet. Superstari argjentinas bëri diferencën edhe një herë”.

The Sun – “Manchester United u shfaq i ngathët dhe ra në duart e një Messi fantastik. Ylli argjentinas e likujdoi skuadrën e Solskjaer në një natë të tmerrshme për të në “Camp Nou”.

Mirror – “Një Messi magjik dhe një performancë e dyshimtë nga De Gea bënë që Solskjaer të mos përsërisë një tjetër mrekulli në “Camp Nou”, si në Paris. Manchester United eliminohet nga Liga e Kampionëve”.

Daily Express – “Jepjani trofeun Messit, që ishte i pandalshëm edhe kundër Manchester United. Barça siguron gjysmëfinalen në mënyrë bindëse për të gjithë”.

L’Equipe – “Messi ka pranuar një dhuratë nga De Gea. Pas avantazhit 1-0 në çerekfinalen e parë, Barça e dominoi Manchester Unitedin me lehtësi. Vendosi dopieta e shpejtë e Leo Messit të shkëlqyeshëm”.

Gazzetta dello Sport – “Prania e Messit e bën gjithçka të lehtë për Barçën. Nuk bëri dot asgjë Manchester Unirted, që e mbyll Champions-in këtu”.

Ole – “Edhe këtë herë ishte radha e Messit, i cili mposhti i vetëm Manchester United. Paralelisht me të, Cristiano Ronaldo shënonte ndaj Ajax-it, por Juventusi është eliminuar. Leo drejt finales së madhe, është viti i tij…”

Ovacion – “Mjafton dopieta e Messit, gabimi i De Gea dhe goli i Coutinho për të fituar. Lionel Messi eliminoi Manchester Unitedin në pak minuta”.

Related posts

DITA E PARË SI TRAJNER I GJERMANISË/ Rrëfehet Hansi Flick: Ja si rikthehemi në majë

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ronaldo “trullos” keq Rudiger, driblimi i portugezit bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

PRITJE E “ÇMENDUR”/ Shikoni si portieri Courtois shpëton Realin nga goli i sigurt (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment