I pakategorizuar

NISMË BAMIRËSIE/ Tifozat Kuq e Zi më shumë se sa tifogrup, dhurojnë libra në trevat shqiptare! (VIDEO)

Prej vitesh, tifogrupi që mbështet kombëtaren e futbollit, “Tifozat Kuq e Zi”, është bërë pjesë e nismave të bamirësisë. Jo vetëm mbështetje në tribuna, jo vetëm mbështetje të ekipit kombëtar, por edhe për mbështetje ndaj shqiptarëve në treva dhe familjeve që kanë nevojë.

Nisma e këtij viti ka qenë e fokusuar te dhurimi i librave. Kështu, rreth 80 libra të ndryshëm, janë dhuruar or dy shkolla në trevat shqiptare. Fillimisht ka qenë bilblioteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë dhe më pas shkolla fillore “Mahmut Lekiq” në qytetin e Tuzit. Kjo nismë do të vijojë më tej, ku gjatë festave të nëntorit, “Tifozat Kuq e Zi” do të dhurojnë ndihma humanitare për familje në nevojë në trevat shqiptare.

TKZ, më shumë se një tifogrup!

Mbyllet me sukses aksioni i dytë i shpërndarjes së librave për shqiptarët jashtë kufinjve të Shqipërisë Administrative.

Një javë më parë ishim në Preshevë, në bibliotekën e qytetit “Mehmet Jusufi” ndërsa dje në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” të qytetit të Tuzit.

Rreth 80 libra historikë, akademikë dhe edukativ ju dhuruan këtyre dy institucioneve nga ana jonë.

SIMBOLIKË, MESAZH, AMANET dhe SHPRESË për shqiptarët e Luginës dhe Malësisë”-shrkuajnë TKZ në faqen zyrtare të tyre

Related posts

E PABESUESHME/ Njihuni me formacionin më të shtrenjtë në 5 ligat europiane, mungojnë këta super lojtarë

Delo.autor

DËSHTIMET E MERKATOS NDËR VITE/ Ja formacioni “imagjinar” i yjeve te Barcelona

Delo.autor

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Mourinho piketon mbrojtësin turk të Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment