Futboll Seria A Sport

KOMENTON VËRSHËLLIMAT NDAJ DONNARUMMËS/ Pioli: Dashuria dhe pikëllimi i tifozëve hyri në lojë…

I dyti në renditje, i freskët nga paraqitjet e mira që nuk përfunduan gjithmonë mirë, por gjithsesi me buzëqeshje. Milani i Stefano Piolit nuk ka ndërmend ta ndalojë rritjen shpërthyese, e cila tani ka zgjatur për më shumë se një vit. Nuk është aspak befasuese tani, skuadra e kuqezinjve, falë edhe testeve të ndryshme bindëse, është rikthyer në vendin që i takon pas kaq shumë sezoneve të vështira.

“Në janar 2020 pashë ndryshimin, i cili përkoi me ardhjen e Ibrahimovic dhe Kjaer. Gjatë bllokimit prej pandemisë kishim shumë kohë për t’u akorduar nga distanca. Zërat për Rangnick? Ndihesha i sigurt, sepse gjithmonë besoja te fjalët e Gazidis. Ai tha para lojtarëve: Ne të gjithë jemi bashkë, të japim gjithçka dhe në fund. Mos dëgjoni mediat, sepse nuk është bërë asnjë zgjedhje për trajner tjetër”.

Duke folur në një intervistë të gjatë për “Il Giornale”, Pioli u ndal tek e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e Milanit: “Rinovimi i Kontratës? Në kokën time ajo me Milanin nuk skadon kurrë. Unë kam një marrëdhënie simbiotike me Maldini, Massara dhe Gazidis. Të gjithë kemi të njëjtat ambicie. A kam ndryshuar? Nuk ndihem aspak ndryshe nga ai i 5 viteve më parë. Modeli që ndjek? Si futbollist e fillova me Trapatoni dhe Bagnoli, por trajneri i parë modern që takova ishte Ranieri”.

Pioli, pastaj iu kthye vërshëllimave të Donnarumma, para dhe gjatë ndeshjes Itali-Spanjë: “Gigio dha gjithçka për Milanin deri ditën e fundit, klubi u përgjigj duke e mbrojtur dhe paguar deri në fund. Vërshëllimat? Pasioni dhe ndjenjat hyjnë në lojë. Marrëdhënia e madhe midis mbështetësve kuqezinj dhe Donnarumma është e përbërë nga shumë dashuri, por edhe kaq pikëllim”.

Related posts

Dy skuadrat nga Manchesteri kryesojnë garën për talentin belg

Q.Autor

Coutinho këshillon Salah për të ardhmen…

Sadik.Autor

GODIJTE E RËNDË PAS BARAZIMIT NË ANDORRË/ Alban Bushi: 2-3 lojtarë nuk dhanë maksimumin, por duhej ta…

Delo.autor

Leave a Comment