Futboll Sport

NDESHJA MIQËSORE/ Politano nderon Italinë, SHBA-të bien në fund!

Italia arrin të fitojë me mjaft vështirësi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në sfidën që u luajt në Belgjikë. Në “Luminus Arena” të Genkut, skuadra e Mancinit arriti të zhvillonte një lojë mjaft të mirë dhe të krijonte shumë raste për shënim me Chiesan, Berardin dhe Lasagnan, por arriti të zhbllokonte rezultatin vetën në fundin e takimit. Matteo Politano shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e shokut të tij tek Inter, Roberto Gagliardini, duke mposhtur portierin Horvath, dhe duke realizuar gjithashtu golin e parë me fanellën e kombëtares.

Pavarsisht se nuk arritën të kualifikohen për në playoffin e Ligës A, Italia duket se ka ndryshuar krejtësisht fytyrë me ardhjen e Roberto Mancinit. Ish-tranjeri i Inter dhe Manchester City ka arritur ti japë një fizionomi loje skuadrës, e cila tashmë duket mjaft e sigurt kur zbret në fushën e lojës. Tashmë, synimi kryesor për “të kaltrit” do të jetë kualifikimi në Europianin e vitit 2020, që do të luhet në 12 qytete, në kontinentin e vjetër.

Related posts

ZYRTARE/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin

F.autor

“PO NA Q*HET NËNA KËTU, PO DJERSISIM NË STËRVITJE”/ Shikoni si motivoi Moçka ekipin në fitoren e parë të Flamurtarit (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona lëshon kreun, Real e Anadolu kryesojnë Euroleague

Delo.autor

Leave a Comment