Futboll Sport

Franca fiton miqësoren, por humbet yllin e ekipit (VIDEO)

Olivier Giroud shënoi nga pika e bardhë dhe Franca mposhti 1-0 Uruguain, në një miqësore luajtur këtë të martë, duke mbyllur me sukses një vit të mrekullueshëm.

Javën e shkuar Franca u mund 2-0 nga Holanda, duke humbur shansin për të luajtur finalet e Nations League, por është një kompeticion që nuk ka ndonjë vlerë, pasi kualifikimi për në Euro 2020 nuk do të jetë problem për kampionët e botës.

Një paraqitje mjaft e mirë kundër Uruguait, një fitore e merituar, por kënaqësia e suksesit u zbeh nga dëmtimi i supertalentit Kylian Mbappe, i cili doli për një dëmtim në shpatull.

Në një ndeshje ku Franca dominoi, edhe pse me shumë ndryshime në formacion, Martin Caceres shkaktoi një penallti në minutën e 52-të dhe Giroud nuk gaboi, duke shënuar golin e 33-të me kombëtaren.

Related posts

ZYRTARE/ Ishte jashtë planeve të Xavit, Coutinho transferohet te skuadra e…

Delo.autor

JO VETËM FUTBOLL/ Por edhe merkato, Hysaj shumë pranë Romës

Delo.autor

Klopp pranon gabimin: Ku e dija unë që bota do të ndryshonte kaq shumë

Sadik.Autor

Leave a Comment