Futboll Seria A Sport

TRIUMFI NDAJ BARCELONËS NË “CAMP NOU”/ “Gardiani” Buffon: Fitorja ndaj “Katalanasve” ishte një shlyerje borxhi sepse…

Xhanluixhi Bufon (42 vjeç e 314 ditë) u bë portieri më i moshuar që luajti në Champions, duke kaluar kështu Edvin van der Sarin (40 vjeç e 211 ditë, në maj 2011 kur luante me Mançester Junajtid), por pavarësisht moshës së tij, paraqitja e italianit ishte madhështore në fushë ku ndaloi Mesin me shokë, me pritje madhështore.

“Të përmbysësh Barcelonën nga 0-2, kur fitoi në shtëpinë tonë ndeshjen e vajtjes, në 0-3 në ‘Kamp Nou’, duke i marrë edhe vendin e parë, mendoj se është një borxh që na e kishte fati…

Ndeshje si këto janë ato të cilat vlejnë një sezon në vetvete, por kur mendoj për atë që na ndodhi në Madrid, dy vite më parë ndaj Realit të Madridit, ku pësuam golin e 1-3 në minutat finale dhe u eliminuam, mendoj se ky 3-0 me Barçën ishte pikërisht një shlyerje borxhi.

Gjithsesi, më shumë sesa kjo, sot (dje) treguam se ky Juventus ka burra të mëdhenj në skuadër. Tani duhet vetëm që të kemi këtë vazhdimësi në lojë edhe në ndeshjet e ardhshme, për të mos përsëritur gabimet si me Beneventon në Serinë A”, tha Bufon.

Related posts

Media prestigjioze britanike: Drogë, mafie dhe vrasje. Zbuloni futbollin shqiptar!

Q.Autor

VAN DE BEEK DO TË BËHET PRIND PËR HERË TË PARË/ Van der Meyde ngacmon: Do ta quash Ole Gunnar?

Delo.autor

SKEMA E SHËMTUAR NË KAMËZ/ Shikoni momentin kur tifozët e Kastriotit i çajnë kokën Gjumsit me… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment