Sport Tennis

NDESHJE E FORTË MES TYRE/ Djokovic mposht Federer në gjysmëfinalen e Parisit (VIDEO)

Novak Djokovic ka fituar sot në mbrëmje 2-1 (7-6, 5-7, 7-6) ndaj Roger Federer në gjysmëfinalen e turneut Masters të Parisit, duke siguruar kështu një vend në finale, ku nesër do të përballet me rusin Karen Khachanov. Ndeshja mes dy ikonave të tenisit ishte një spektakël i vërtetë, një përballje e jashtëzakonshme që zgjati 3 orë, me tenistët që dhuruan emocione pafund, një ndeshje epike që meritonte të ishte në finale.

“Tie break” ishte vendimtar në dy sete, atë të parë dhe atë final, të dyja të fituara nga Djokovic, që u tregua më i kujdesshëm në momentet vendimtare. Federer nuk hoqi dorë për asnjë moment, luajti si i barabartë dhe dhuroi një ndeshje të jashtëzakonshme pavarësisht moshës, duke fituar setin e dytë dhe shpresoi deri në fund për të dalë në finale. Peng i zviceranit mbeti seti i parë, ku pati një mundësi për ta fituar atë, por gaboi.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale u arrit një rezultat surprizë. Rusi Karen Khachanov, aktualisht numri 18 në botë, mundi 2-0 (6-4, 6-1) austriakun Dominic Thiem, duke dalë për herë të parë në karrierën e tij në finale e një turneu Masters. Rusi pati epërsi në fushë, duke e mundur Thiem, që gaboi shumë dhe nesër në finale do të tentojë të bëjë surprizën edhe ndaj Djokovic.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Brighton. Rezultati 1-0

Delo.autor

NIS KEQ AVENTURA TEK INTER/ Lojtari i ri i “zikaltërve” pëson dëmtim, ja sa do mungojë

Delo.autor

RRËFEN TMERRIN KUR ERIKSEN PËSOI ATAK KARDIAK/ Ylli i Barcelonës: E kuptova menjëherë se kishte vdekur…

Delo.autor

Leave a Comment