Futboll La Liga Sport

NUK NDODHTE QË PREJ VITIT 1957/ Solari regjistron startin më fantastik te Real Madrid

Santiago Solari e ka nisur aventurën e tij të re me këmbën e mbarë, mbase duke hedhur një gur të rëndë për të qëndruar më gjatë në drejtimin e Real Madrid. Trajneri argjentinas ka regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e tij të para në drejtimin e Los Blancos, duke mos pësuar asnjë gol. Këto statistika, edhe pse nuk kanë tërhequr ende shumë vëmendjen, e kanë bërë Solarin trajnerin me startin më të mirë te Real Madrid në 61 vitet e fundit. Sikurse cilëson “Mister Chip” në llogarinë në “Twitter”, në 1957 ishte Luis Carniglia, gjithashtu argjentinas që mbante një rekord më të mirë se Solari.

Ndonëse është e vërtetë që kundërshtarët e parë të Solarit vinin nga divizioni i dytë, një ekip me emrin Melilla, Real Madrid ka bërë një hap përpara në raport me ndeshjet e fundit të epokës së Lopeteguit. Kundër Valladolid ndërkohë u përsëritën gabime, sikurse me vendosjen në mbrojtje, apo edhe mbulimin e sulmuesit, por gjithsesi hipotekoi tre pikët falë autogolit të Vinicius dhe një penalltie të shndërruar në gol nga Ramos. Me një total prej dy fitoresh, gjashtë gola të realizuar dhe asnjë të pësuar, Solari ka startin më të mirë për madrilenët që nga 1957.

Related posts

“MILAN KA BËRË BLERJEN E DUHUR”/ Flet Rui Costa: Mosha nuk është faktor vendimtar, një yll si Ibra…

Delo.autor

4 NDESHJE PA FITUAR/ Mema: Jemi në rritje, por nuk kemi fat

Isa.Autor

NOTAT E JAVËS NË SUPERIORE / Më të vlerësuarit janë rivalët e Tiranës, “bardheblutë” ngelës

Delo.autor

Leave a Comment