Futboll Seria A Sport

NË LUFTË ME KOHËN/ Gattuso: Kjo është absurde, nuk duhet të ndodhë me Milanin

Sikur të mos mjaftojnë dëmtimet e shumta që skuadra e Milanit ka patur kohët e fundit edhe kalendari është kundër skuadrës kuqezi. Pas ndeshjes së luajtur dhe fituar të enjten ndaj Dudenlange në Europa League, skuadra e trajnerit Gennaro Gattuso do të luajë të dielën në mesditë ndaj Parmës në Serinë A.

“Më duket absurde që pasi luajtëm të enjten në orën 19:00 në Europë të zhvillojmë ndeshjen e të dielës në drekë në Serinë A (ora 12:30). Unë nuk dua të bëj polemika, por nuk e kuptoj këtë kalendar, që po na penalizon, pasi koha në dispozicion për t’u përgatitur është minimale”, u shpreh sot trajneri i Milanit, Rino Gattuso, që nuk ka shumë kohë për të përgatitur sfidën e radhës në kampionat ndaj Parmës.

Ne do të duelojmë ndaj Parmës, një përballje e vështirë. Unë nuk dua të nxjerr që tani justifikime, por Parma është një ekip i fortë në kundërsulm dhe ka lojtarë shumë të shpejtë. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të shpejtë për të mbyllur hapësirat. Na duhen shumë energji për të vrapuar në fushë, që pas një ndeshje në Europë janë të pakta. Parma nuk ëstë rastësisht në vendin e gjashtë”, tha Gattuso.

Related posts

MISTER/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Serie A, dyshohet se… (FOTO)

Delo.autor

Milani “harron” vendimin e UEFA-s, krijon skuadrën e futbollit për femra

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Përqafimi me portierin Simon, skuadra e duartrokiti edhe pas gafës

Delo.autor

Leave a Comment