Champions League Futboll Sport

Tottenham kalon Interin/ Messi i magjishëm mposht i vetëm PSV

Tottenham ka mposhtur 1-0 Inter-in në Wembley duke u vendosur në një pozicion të favorshëm për të marrë kualifikimin e grupit. Me këtë fitore, Spurs ndodhen në vend të dytë dhe ndeshjen e fundit e kanë me Barcelona-n të kualifikuar tashmë.

Tottenham e nisi mirë ndeshjen. Pritej që vendasit të ushtronin presion që nga minuta e parë dhe të sulmonin me agresivitet duke parë se u duhej fitorja për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Inter luan i tërhequr dhe mundohet të kundërsulmojë, por pa sukses dhe kjo për shkak të gabimeve në pasimin e fundit. Mundësia e parë e vendasve është nga distanca me Lucas, por Handanovic gjendet në pozicion. Tetë minuta më vonë Harry Winks ndalet nga traversa pas një tjetër goditjeje nga distanca. Inter nuk arrin të rrezikojë asnjëherë portën e Lloris dhe Spalletti ndërhyn duke zëvendësuar Nainggolan që në minutën e 44’.

Belgu ishte hija e vetvetes dhe nuk arriti të kishte asnjë impakt në ndeshje, mbase ka vuajtur një dëmtim kjo mbetet për t’u parë. Pas pushimit vendasit vazhdojnë të insistojnë, por ka krijuar mundësi të pastra shënimi me një Harry Kane që është neutralizuar plotësisht nga dy qendërmbrojtësit e Inter. Lloris shpëton ekipin e tij në minutën e 76’ pas goditjes së fortë të Perisic në shtyllën e parë. Dhe në minutën e 80’ erdhi goli i merituar i vendasve. Pas një aksioni të bukur, Alli pason tek Eriksen brenda zonës i cili me një goditje të saktë ka mposhtur Handanovic. Inter nuk arrin të reagojë pas golit të pësuar dhe kjo për meritë të Tottenham që mbrohet mirë.

Barcelona ka siguruar kreun e grupit B pas fitores 2-1 ndaj PSV. Pas një pjese të parë me shumë mundësi për të shënuar si nga vendasit ashtu edhe nga miqtë, duhej pritur minuta e 61’ që magjia e Messi-t të zhbllokonte rezultatin për Barcelona-n. Ishte sulmuesi argjentinas që brenda zonës i rrethuar nga katër kundërshtarë arriti të shënonte një nga golat më të bukur të kompeticionit. 9’ minuta më vonë ishte Pique ai që dyfishoi avantazhin pas pasimit të Messi-t. De Jong ngushtoi rezultatin në minutën e 83’, por Barça arriti të ruante avantazhin dhe tani mund të presë e qetë shortin e fazës së nokautit.

Related posts

E FRIKSHME/ Ndodh në Afrikë: Ndërhyrja HORROR po bën xhiron e botës (VIDEO)

Isa.Autor

E TURPSHME/ Degjeneron në dhunë ndeshja e futbollit. Ekipi vendas rreh rivalët dhe familjarët e tyre

Delo.autor

“FUTBOLLISTI MË I MIRË…”/ Luiz Ejlli shfaqet me Armando Brojën para ndeshjes së Kombëtares

F.autor

Leave a Comment