Futboll Seria A Sport

NGA NJË PLANET TJETËR/ Ronaldo shkruan historinë e Juves me fitoren ndaj SPAL (VIDEO)

Juventus ka fituar 2-0 ndaj SPAL në Allianz Stadium duke vazhduar rrugën pa pengesa drejt titullit kampion. Skuadra e Allegri-t ka shënuar nga një gol për pjesë ndaj një ekipi që nuk i vuri asnjëherë në vështirësi. Me këtë fitore, Juve ndodhet në vend të parë me 37 pikë nga 39 të mundshme.

Vendasit janë dominues që në fillim të takimit por e kanë të vështirë të krijojnë hapësira në gjysmëfushën kundërshtare pasi SPAL mbrohet me të gjitha forcat. Mundësia e parë për gol erdhi në minutën e 26’ me Douglas Costa i cili pasi depërton në mbrojtjen e miqve lëshon një goditje të bukur që pritet nga portieri Gomes. Por tre minuta më pas erdhi goli i avantazhit. Pas një krosi të futur nga goditja standarde, topi shkon në shtyllën e dytë aty ku ndodhet Cristiano Ronaldo i cili me të brendshme ka shtyrë topin në rrjetë.

Një gol historik për portugezin, nuk ndodhte që prej sezonit 1968/67 që një lojtar nuk shënonte 9 gola në 13 ndeshjet e para të sezonit për Zonjën, i fundit ka qenë Pietro Anastasi. Juve luan më e qetë pas golit të avantazhit ndërsa SPAL rrallëherë arrin të dalë në gjysmëfushën kundërshtare dhe nuk rrezikon asnjëherë seriozisht portën e mbrojtur nga Perin. Pas pushimit situata mbetet e njëjtë, Juve është në mënyrë konstante të golit të sigurisë dhe në minutën e 61’ ia arrin me Mandzikuc.

Sulmuesi kroat përfiton nga një top i devijuar nga portieri drejt këmbëve të tij duke dyfishuar rezultatin. SPAL mundohet të reagojë dhe rrezikon nga një kros brenda zonës, por goditja e Cionek është e gabuar. Juve arrin të menaxhojë mirë rezultatin deri në fund të takimit duke mbetur i pathyeshëm në Serie A.

Related posts

RAMOS ENDE JASHTË FUSHE/ PSG po mendon të prishë kontratën

Delo.autor

POLONI-SHQIPËRI/ Dueli nis i nxehtë, momente tensioni që në minutat e para (VIDEO)

Delo.autor

FIFA I JEP TË DREJTË KUKËSIT/ “Verilindorët” fitojnë gjyqin me mbrojtësin. Ja prapaskenat…

Delo.autor

Leave a Comment