Futboll Shqipëri Sport

NGJARJET E SË PARËS/ Nis dhuna ndaj gjyqtarëve, Besa si një makineri perfekte

Vllaznia e mbyll me humbje fazën e parë të kampionatit. Humbja e parë e shkodranëve në këtë kampionat ishte edhe lajmi më i diskutuar që prodhuan ndeshjet e javës së kaluar. Të besuarit e Hasan Likës u thyen në transfertën e Fushë-Krujës nga Iliria vendëse. Edhe pse është në krye katër pikë më shumë se vendi i dytë, Vllaznia kishte shansin më të mirë për t’u shkëputur edhe më shumë, pasi Besëlidhja u mund në Peshkopi.

Raste të shumta të krijuara, por pa arritur të finalizonin siç duhet. Iliria tregon edhe një herë se është një ekip shumë i fortë në shtëpi dhe me 3- pikëshin e djeshëm u ngjit në mesin e tabelës. Besëlidhja humbi rastin më të mirë për të ruajtur ecurinë shumë të mirë që kishte me tri fitore radhazi. Lezhjanët u mundën në Peshkopi nga Korabi vendës dhe në këtë mënyrë zbritën në vendin e 4-t.

Një përballje shumë e fortë në transfertë ku Besëlidhja u mund 2-1. Erzeni mbetet i vetëm në vendin e dytë si ndjekësi më i afërt i Vllaznisë. Shijakasit ia dolën të përmbysnin Vorën në sfidën e luajtur në Pezë. Edhe pse e panë veten shumë shpejt në disavantazh, Erzeni ia doli të shënonte tre gola dhe e mbyll fazën e parë në mënyrën më të mirë.

Capture

Një sfidë shumë e tensionuar në shkallë ku tifozëritë përplasen fizikisht me njëra-tjetrën. Ultrasit e të dyja skuadrave nuk kursejnë asgjë ndaj njëri-tjetrit dhe situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë. Dinamo është rikthyer te fitorja, duke marrë 3-pikëshin në një transfertë shumë të vështirë në Burrel përballë skuadrës vendëse.

Një sfidë e luftuar fort me dinamovitët që shënojnë golin e vetëm dhe të fitores në minutat e fundit. Shënkolli vazhdon të mos tolerojë në shtëpi dhe të shtunën përballë Veleçikut fiton me rezultatin e pastër 3-0. Në Kategorinë e Parë janë rikthyer edhe një herë rastet e dhunës ndaj gjyqtarëve, ndërsa kishte kohë që nuk ndodhnin incidente të tilla.

Në sfidën e luajtur në Cërrik mes Turbinë dhe Besës, tifozët vendës kontestojnë gjykimin e treshes nga Fieri dhe godasin me sende të forta asistentin Ilir Llupi. Ndeshja ndërpritet për katër minuta, ndërsa në Cërrik akuzojnë se ka një komplot ndaj skuadrës së tyre. Kavajasit fitojnë në një transfertë të vështirë me dopietën e Albi Çekiçit dhe ruajnë vendin e parë.

Capture1

Bylis surprizohet në shtëpi nga Orikumi. Edhe pse me avantazhin e shpejtë të dy golave, ballshiotët mbeten me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit të portierit Bytyçi me karton të kuq, ndërsa miqtë arrijnë të barazojnë. Lushnja i jep fund krizës dhe arrin të fitojë në ndeshjen e fundit të fazës së parë në fushën e vet përballë Pogradecit. Një gol i Sefës mjafton që verdhejeshilët të marrin një 3-pikësh të rëndësishëm.

Apolonia zhytet edhe më keq në krizë, teksa mundet në fushën e vet nga Egnatia. Një autogol i çuditshëm në sekondat e fundit u kushton humbjen fierakëve që në katër takime që luajtën në këtë fazë të parë në fushën e tyre, regjistruan vetëm tre barazime dhe një humbje. Rrogozhinasit ngjiten në vendin e 3-të, duke iu afruar sërish ekipeve kryesuese. Elbasani vazhdon të humbasë dhe dje është mundur në Cërrik nga Tomori me rezultatin 2-0. Një gol i Sharavollit dhe një i Mujkiç i kanë dhënë fitoren skuadrës beratase, ndërsa verdheblutë mbeten në vendin e fundit.

Related posts

PAS 16 VITESH PRITJE/ Superiores i shtohet një tjetër stadium i ri, pas Kukësit do luajë në shtëpi edhe… (VIDEO)

Delo.autor

GRUSHT NDAJ SANE/ Bayern me “dorë të hekurt”, nxjerr në shitje Mane

F.autor

PSG-së i kthehen katër lojtarë, gati për Realin

Q.Autor

Leave a Comment