Futboll La Liga Sport

ARSYETIMI QESHARAK/ Gazetari ekzagjeron me faktin se MESSI NUK e meritonte “Topin e Artë” SEPSE…

Të hënën e shkuar u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Topit të Artë dhe ashtu si pritej, fitoi Luka Modric, ndërkohë që debat të madh ka hapur edhe fakti se Lionel Messi nuk u rendit as mes 3 të parëve. Tani një gazetar ka zbuluar pse ai nuk votoi për Messi-n dhe një koleg i tij ka vërtetuar se arsyetimi i tij ishte qesharak.

Lionel Messi ndoshta nuk pati vitin perfekt dhe Kupa e Botës peshon shumë, por zor se ndonjë njeri me 2 gramë tru në botë e konsideron yllin argjentinas aq inferior sa të renditet jashtë treshes së parë në votimin për Topin e Artë.

Sulmuesi i Barcelonës, 5 herë fitues i Topit të Artë, për herë të parë që prej vitit 2006 nuk u rendit në podium, duke mbetur pas Modric, Ronaldo e Griezmann.

Gazetari spanjoll Alfredo Relano shpjegon pse i dha Messi-t vendin e pestë: “Ishte viti i Botërorit dhe në vite të tilla duhet të shohësh me kujdes edhe atë që ndodhi në atë turne.

“E vërteta është se Kupa e Botës e dëmtoi Messi-n, sepse ai nuk luajti mirë për Argjentinën. Nëse do luante te Barcelona ashtu si luan në kombëtare, Messi nuk do konsiderohej një ndër më të mëdhenjtë e historisë, do e shihnim thjesht si një futbollist të mirë në një moment të caktuar”.

Natyrisht, ky është opinioni i gjithë kritikëve të Messi-t, por ndërkohë një tjetër gazetar i njohur, Guillem Balague, provoi me statistika se viti i Messi-t nuk ka qenë aspak i keq, edhe kur bëhet fjalë për kombëtaren, pavarësisht se njerëzit shohin vetëm kush e fitoi trofeun. Po të mos ishte për Messi-n, Argjentina ndoshta nuk do të ishte fare në Kupën e Botës, në radhë të parë, sepse ishte pikërisht “Pleshti” ai i cili shënoi 3 gola duke përmbysur Ekuadorin në një ndeshje kyçe para një viti.

Argjentina me Messi-n në përbërje ka luajtur dy finale në Copa America dhe një finale Botërori, ndaj të fajësohet Messi për gjithë hallet e Argjentinës dhe të thuhet që nuk është ndër 3 më të mirët në botë se Argjentina nuk është në majën e botës, duket absurde.

Related posts

TRONDITET RONALDO/ Juventus – Napoli, shënohet SUPERGOLI i parë (VIDEO)

Isa.Autor

“ZGJOHUNI NGA GJUMI”/ Lampard zbulon bisedën me ekipin në pushimin e pjesës së parë në derbi

Delo.autor

GUARDIOLA DREJT LARGIMIT/ Revolucioni tek Kampionët e Anglisës nis me trajnerin e madh, ja kandidati i parë…

Delo.autor

Leave a Comment