Futboll Sport

NGJASHMËRIA E TYRE/ E ngatërrojnë gjithnjë me Ibrahimovic, i kërkojnë autograf (VIDEO)

“Përshëndetje Zlatan, a mund të bëjmë një foto së bashku?” “Më falni, por unë nuk jam Zlatan”. Është ky reagimi që Nihad Dedovic bën shpesh kur në rrugë i kërkojnë të bëjnë një fotografi me të, apo i kërkojnë një autograf, pasi njerëzit e ngatërrojnë me sulmuesin e famshëm suedez, për shkak të ngjashmërisë mes tyre.

Kjo është historia e e një basketbollisti boshnjak, por me nënshtetësi gjermane, që luan me skuadrën e Bayern Mynih. Ai shpesh ngatërrohet nga fansat me sulmuesin suedez të LA Galaxy dhe e gjithë kjo situatë që përsëritet thuajse çdo ditë e ka lodhur. Në fakt, ngjashmëria mes tyre është e madhe, ndaj Nihad Dedovic ka vendosur të publikojë një libër dhe t’i thotë mbarë botës kush është ai.

Basketbollisti, që ka luajtur edhe me Barcelonën nga viti 2006 në vitin 2012, ka shkruar një libër me titullin “Unë nuk jam Zlatan”, një autobiografi ku flet për jetën dhe karrierën e tij. E natyrisht që shumë pjesë të këtij librit flasin edhe për ngjashmërinë me Zlatan Ibrahimovic dhe problemet që ka patur nga kjo ngjashmëri.

Related posts

Lewis Hamilton kërkon të harrojë garën e Kinës, i fokusuar te Azerbajxhani

Sadik.Autor

Emery i gëzuar/ Arsenali përfiton nga “divorci” i Ozil me Gjermaninë, sepse lojtari…

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ NEYMAR barazon KAKANË: Radhën e ka REKORDI I RIVALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment