Futboll Kategoria Superiore Sport

ZHGËNJEJNË KAMPIONËT E SUPERIORES/ “Demat” humbasin miqësoren e parë ndaj Trabzonspor

Është mbyllur miqësorja e parë e Partizanit në tokën turke, teksa janë mposhtur me rezultatin 1-0 ndaj gjigandëve të Trabzonsporit.bandicam 2020-01-10 15-22-23-895

Pjesa e parë foli më shumë për turqit, të cilët kishin disa raste shënimi, teksa realizuan edhe golin e vetëm të ndeshjes. Ishte Sorloth, i cili realizoi për ekipin turk në minutën e 22’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me të kuqtë në sulm.

Ekipi i Sormanit e dominoi të gjithë pjesën e dytë, ku kërkoi vazhdimisht golin, por pa sukses me Trabzonsporin që u treguan të kujdesshëm në prapavijë. Partizani dhuroi një paraqitje deri diku të mirë, duke pasur parasysh edhe kundërshtarin që kishin përballë.

Related posts

Umtiti arrin marrëveshje me Unitedin

Q.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Përzgjidhen 100 kandidatët për çmimin “Golden Boy 2019”, ja Emrat

Delo.autor

JUVENTUS FUTET NË GARË ME “ZIKALTËRIT”/ Paratici kërkon të “rrëmbejë” yllin e Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment