Futboll Seria A Sport

NDRYSHOJNË PLANET/ Hysaj dhe Napoli gjithnjë e më larg, Chelsea ende e interesuar

Elseid Hysaj mund të mos jetë pjesë e Napolit në sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i kuqezinjve po luan gjithnjë e më pak, pasi Carlo Ancelotti preferon në vend të tij Malkuit. Nisur nga situata, klube të tjera kanë nisur që të shfaqin interesim për të.Vetë menaxheri i lojtarit, Mario Giufredi deklaroi se për Hysajn ka shumë interes dhe se e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në Itali, ose ai mund të iki në Angli.

“Nëse e vini re, Ancelotti po luan me Malkuit-in dhe flitet se Napoli po kërkon futbollistë të tjerë në atë pozicion. Kjo do të thotë se për Hysajn ka më pak mundësi dhe se në drejtim të tij ka disa oferta nga klubet e ndryshme.

Ai është një futbollist që mund të bëjë mirë në kampionatin anglez, duke qenë se është i fortë fizikisht dhe është në planin e shumë skuadrave të mëdha. A kushton më shumë se 50 milionë euro? Unë mendoj se kushton më shumë se 60 milionë pasi nuk mund të them se ka rënë vlera e tij, vetëm se ka 2 muaj që nuk ka luajtur mirë dhe se nuk ka të njëjtën vlerë si 2-3 vitet e fundit”, deklaroi Giufredi. Chelsea është skuadra që ka interes për mbrojtësin, me këtë të fundit që preferon blutë, pasi në stol është ish trajneri i tij, Maurizio Sarri.

Related posts

Brazili tifo për Islandën: Birrë falas për vikingët nëse mundin Argjentinën

Sadik.Autor

BARÇA SHKËLQEN NË KUPË/ Por Xavi njofton divorcin e madh: Ka kërkuar largimin

F.autor

NISIM ME HUMBJE ELIMINATORET E EUROPIANIT/ Finlanda mposht Shqipërinë në breshërin e Elbasanit

F.autor

Leave a Comment