Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

DËSHTIMET E MERKATOS NDËR VITE/ Ja formacioni “imagjinar” i yjeve te Barcelona

Tani është bërë rutinë që Barcelona të hid het në sulm për lojtarë të ndryshëm dhe në fund nuk i transferon ata. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por më së shumti ekonomike. Tre të fundit që përfunduan në listën zyrtare të dështimeve ishin Lautaro Martinez, Memfis Depaj dhe Erik Garsia. Të gjithë ishin shumë pranë dhe dëshironin të vishnin fanellën katalanase, por pa para nuk ka “party”.

Në këtë mënyrë i janë shtuar formacionit imagjinar dhe të dështimeve në merkato nga ana e presidentit Bartomeu. Barcelona pa me sytë e saj se si dita-ditës po i ikte nga duart Lautaro Martinez, i cili i dha fjalën Kontes se do të qëndronte në Milano. Nga ky moment u hapën dyert për Depajin, i cili gjithashtu kishte një akord paraprak, por Barcelona nuk bëri kurrë një ofertë zyrtare për Lionin. Erik Garsia gjithashtu donte të rikthehej te Barça, por palët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët. Siti nuk e uli çmimin e tij, pavarësisht se ishte në vitin e fundit të kontratës, por tri dështimet e këtij viti i shtohen listës së sezoneve të mëparshme. Injigo Martinez është njëri prej tyre. Ernesto Valverde bëri gjithçka për ta transferuar, por kurrë nuk u arrit marrëveshja. E njëjta gjë edhe me De Ligtin në sezonin e kaluar, ku Juventusi arriti që ta “rrëmbente”.
nejmar
Në mesfushë ka pasur gjithashtu dështime të mëdha, ku më kryesori është Marko Verrati. Në verën kur Nejmar kërkoi largimin nga Barcelona, Verrati mund të transferohej në Katalonjë, por Al Khelaifi nuk e la. Edhe Di Maria ishte një tjetër dështim, ashtu si Rabio. Pavarësisht se do të lirohej nga kontrata, francezi firmosi për Juventusin dhe jo për Barcelonën. Nejmar Xhunior gjithashtu ishte një dëshirë e Bartomeut, por presidenti ishte “i dënuar” për shkak të krizës ekonomike dhe nuk bënte dot oferta për brazilianin. “O’Ney” ishte i gatshëm që të ulte pagën vjetore për të luajtur me katalanasit, por PSG-ja kërkonte 150 milionë euro. Në repartin e sulmit, përveç Depajit dhe Lautaro Martinezit, ka vend edhe për Rodrigo Morenon. Sulmuesi spanjoll kreu vizitat mjekësore me Barcelonën, por këta të fundit nuk kishin para për të paguar klauzolën e tij te Valencia. Në stolin e këtij formacioni imagjinar janë Uillian, Joviç, Sebajos, Uillian Hoze, Asensio etj.
KSAVI
Por, gjithashtu ka edhe një trajner: Ksavi Hernandez. Barcelona dështoi që ta ulte në stol legjendën në muajin janar, kur u shkarkua Ernesto Valverde. Ksavi mendonte se nuk ishte koha e duhur për të marrë drejtimin e Barçës.

barcelona

Related posts

“LUFTA” PËR TITULL NË SERIE A/ Nga Crotone tek Benevento, ja 5 mëkatet e Juventus…

Delo.autor

LUKAKU VUAN NË AVION GJATË KTHIMIT NGA BULLGARIA/ Shikoni si e tallin shokët e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Ideja e “çmendur” në Madrid, Zidane kërkon Edinson Cavani

Delo.autor

Leave a Comment