Boks Sport

NJË KRIMINEL NË KRYE TË FEDERATËS SË BOKSIT/ Ky sport rrezikon përjashtimin nga “Tokio 2020”

Edhe pse Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) pat deklaruar se nuk do ta njihte si president, Federata Ndërkombëtare e Boksit Amator (AIBA) ka vendosur që të zgjedhë në krye të këtij institucioni Gafur Rakhimov nga Uzbekistani. Ai ishte-president i përkohshëm deri në zgjedhjet e sotme, por asgjë nuk ka ndryshuar edhe në momentin e votimit. Rakhimov ka marrë 86 vota nga 134 në total në votimin e kryer sot në Moskë, gjatë kongresit, duke u zgjedhur si president i AIBA-s. Ai mundi në këtë garë kazakun Serik Konakbayev.

Rakhimov konsiderohet nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një nga kriminelët më të rrezikshëm në vendin e tij, ndaj IOC kishte deklaruar se nuk do ta njihte si president. Madje Thomas Bach kishte kërcënuar me përjashtimin e sportit të boksit nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nëse ai do të zgjidhej në detyrën e presidentit, gjë që realisht ndodhi sot. “Vetëm personat që kanë një kurrikulum të pastër mund të zgjidhen në postin e presidentit”, pat kërcënuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar një muaj më parë.

Related posts

Nuk ka dyshime, Elseid Hysaj do transferohet në Angli

Sadik.Autor

DËSHIRON TË LUASH ME MESSIN APO CR7? Vinicius bën zgjedhjen befasuese

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Talenti 22-vjeçar largohet nga Roma, transferohet në Spanjë tek…

Delo.autor

Leave a Comment