Futboll Shqipëri Sport

Një tjetër “benjamin” SHQIPTAR po lind, Panucci buzëqesh me golin e 19-vjeçarit

Arbnor Muçolli, është një futbollist shqiptar, që po “lind” dhe jep sinjale pozitive, për ekipin Kombëtar. Ai është 19-vjeç dhe luan tek Velje, bashkë me Ylber Ramadanin, në kampionatin danez.

Sot ai është futur në fushën e lojës në minutën e 73-të, kur ekipi i tij po humbiste 0-1. Në minutën e 83-të, ai ka shënuar duke barazuar shifrat dhe njëkohësisht duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

Ai ka lindur në Danimarke dhe luan në mesfushë. Madje është grumbulluar dhe nga Alban Bushi, me 21-vjeçarët. Tek këmbët e tij duket se Kombëtarja e drejtuar nga Panucci, do të bazohet për të ndërtuar një ekip konkurues.

Related posts

Juventusi synon mbrojtësin belg që ka shkëlqyer këtë sezon në Premier League 

Isa.Autor

Ndryshime në stafin teknik te Manchester United

Sadik.Autor

Efekti “RONALDO”/ Kompania e famshme bëhet sponsor i JUVENTUSIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment