Futboll La Liga Sport

NUK E DESHI TRAJNER TEK REALI/ Conte i përgjigjet Ramosit: Respekti fitohet, nuk…

Antonio Conte i ka kthyer përgjigje mbrojtësit të Real Madridit, Sergio Ramos, duke këmbëngulur se respekti duhet t’u jepet trajnerëve që nga dita e tyre e parë në një klub të ri. Italiani është aktualisht pa klub, pas largimit të tij nga Chelsea, verën e këtij viti. Ai ishte i lidhur fort me postin e trajnerit të Real Madridit, pas shkarkimit të Julen Lopetegui.

Ramos, megjithatë, tha në tetor se “respekti fitohet, nuk imponohet”, pas humbjes 5-1 në “El Clasico” ndaj Barcelonës. Kjo deklaratë u mor më shumë si një paralajmërim për klubin, që të mos merrte një trajner si Conte, sepse qasja autoritare e tij nuk kapërdihet dot në “Santiago Bernabeu”.

Antonio Conte tani është përgjigjur, duke insistuar se ai pret që të respektohet në çdo kohë. “Fjalët e Ramos? Kur një trajner arrin në një ekip, ai duhet të përçojë kulturë, dije e respekt. Të njëjtën gjë pret edhe nga lojtarët, gjithashtu, – tha trajneri italian për “Rai Sport”. – Kur kjo shkon keq, fillojnë problemet.

Ne trajnerët italianë kemi një kulturë të madhe të punës dhe, kur shkojmë në një klub të ri, nuk mund të ndryshojmë gjithçka, por duhet të përpiqemi ta bëjmë këtë gradualisht. Çdo trajner duhet të jetë një “rrobaqepës” i mirë, që t’i përshtasë modelet e veta në materialin që ka në dispozicion”.

 

Related posts

Dilema për mbrojtjen/ Panuçi u druhet provokimeve. Ja formacioni i mundshëm

Isa.Autor

Ky është limiti i Reali, më shumë se kaq nuk paguan për Kane

Q.Autor

MPOSHT YLLIN E SKUADRËS SË PSG/ Thiago Silva merr çmimin lojtari më i mirë në Ligue 1 për 2018

Delo.autor

Leave a Comment