Futboll Kategoria Superiore Sport

SHTOHET ANKTHI TEK VLLAZNIA/ Shkon në 3 numri i të prekurve. Stafi mjekësor dhe teknik marrin masa

Shtohet ankthi te Vl laznia. Elvis Plori re zulton pozitiv me “COVID-19”. Zv.trajneri është i treti në radhët e kuqebluve që infektohet, pas Erdenis Gurishtës dhe Eni Imamit. Numri dy i stolit kishte dite që ishte i izoluar në shtëpi dhe me simptoma të lehta, por vetëm dje ka marrë përgjigjen e analizave. Rezultati nuk ka qenë ai që në Shkodër prisnin, ndonëse të gjitha shenjat të çonin drejt tij. Stafi mjekësor është vënë në “alert” dhe mundohet që të marrë të gjitha masat për të shmangur përhapjen e virusit te lojtarët e tjerë.

Kjo gjë duket disi e vështirë, por gjithsesi po bëhet çfarë është e mundur që të mos ketë më të prekur. Edhe dje stërvitja ka vijuar me grupe të vogla, për të evituar grumbullimet. Skuadra është e ndarë në tresh dhe është ruajtur distanca mes lojtarëve, ndonëse janë ushtruar në të njëjtin orar. Frika po bën të vetën dhe sidomos tani që kanë filluar edhe virozat e stinës, pasi çdo lloj shenje e ngjashme mund të ngatërrohet edhe me Koronavirusin. E rëndësishme është që të paktën tre të prekurit nuk kanë kurrfarë komplikacioni, përveç temperaturës dhe debulesës. Gjendja e tyre është më shumë se e mirë, por për të respektuar protokollin dhe evituar përhapjen e këtij virusi, Gurishta, Imami dhe Plori janë vetëkarantinuar.

FRIKA – Një tjetër hall që kanë tashmë shkodranët, lidhet me ekipin. Kjo situatë mund të japë pasojat e veta. Edhe pse janë përgatitur intensivisht gjatë kësaj kohe, kjo situatë e ka ulur disi ritmin dhe për më tepër që grupi është i diferencuar. Kujtojmë që veç të infektuarve, kanë shfaqur probleme fizike edhe lojtarë si Eugenio Sidorenko me Behar Ramadanin. Ata janë parë të diferencuar, pasi duhet të evitojnë ngarkesat.

Vllaznia

Në kushte të tjera, Vllaznia do të vepronte si të gjitha skuadrat e tjera: pra do të luante miqësore. E megjithatë, aktualisht as që e mendojnë të zbresin në fushë. Me kampionatin që flitet se mund të nisë pas ndeshjeve të kombëtareve, trajnerit Tomas Brdariç nuk i mbetet tjetër veçse të punojë pa ndihmën e Elvis Plorit dhe mbi të gjitha të mos ketë nën urdhra as dy lojtarë të rëndësishëm për mbrojtjen, si Gurishta dhe Imami.

Related posts

(VIDEO) “Vdes” “Fair Play”, arbitri sinjalizon por ish-sulmuesi i Barcelonës vazhdon lojën dhe shënon

Q.Autor

GRUSHTA, SHKELMA DHE BËRRYLA/ Shihni “mikpritjen” speciale të mbrojtësve të Reims për Messin (VIDEO)

Delo.autor

RONALDO E KA PISK PUNËN/ Rrezik i kuq për JUVEN në raundin e dytë të Championsit

Isa.Autor

Leave a Comment