Futboll La Liga Sport

NUK ËSHTË “MOU”/ Njihuni me portugezin që shfaqet në listën e kandidatëve për trajner

Provim i ri në “Santiago Bernabéu”, i pari pa Julen Lopetegui në stol, me Valladolid si rival. Çdo sekondë që kalon llogaritet në favor të Solarit, që është duke ditur t’i japë hapësirën e nevojshme secilit “aktor” të këtij “filmi”, në të cilin papritmas është parë si protagonist. Besimi i të gjithëve mund të fitohet, por do të jenë rezultatet e katër testeve të programuara, që diktojnë vendimin e Perez.

Ndërsa kjo po ndodh, agjentët bëjnë punën e tyre dhe i ofrojnë presidentit të Real Madridit kandidatë ideal, sipas tyre, për vendin e lënë bosh nga Lopetegui. I fundit emër, që është shfaqur në këtë drejtim, ka qenë Leonardo Jardim, (44 vjeç) ish-trajneri i Monaco, ndër ekipet e tjera.

Drejtuesit e Real Madridit janë duke punuar për gjetjen e trajnerit të ri, por shumë në klub po përpiqen t’i japin Santiago Solarit gjithë stabilitetin e mundshëm për të vijuar me reagimin pozitiv të grupit. Argumenti i tij kryesor është ai i normalitetit në punë.

Solari e di që futbolli nuk ndalet, se është një makinë, që tejkalon gjithkënd. Për këtë arsye, emra të rinj shfaqen në lidhje me të ardhmen e stolit të bardhë. I fundit ishte Leonardo Jardim, arkitekt i shpërthimit të Kylian Mbappé në elitën europiane me Monaco.

Portugezi u largua nga pozicioni si trajner i ekipit të Principatës, pak më pak se një muaj më parë. Shkëlqimi i një ekipi, që luajti në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve të vitit 2017, ka në themel punën e bërë nga trajneri në pesë vitet e fundit dhe që shërbeu për të kthyer në Monaco “gardën fisnike” me lojtarë si Mbappé, Lemar apo Bakayoko, të panjohur, por që prekën majën e futbollit.

Tani ai është pa një ekip dhe po pret një destinacion të ri. Reklama më e mirë e Jardim është ajo që ka bërë te Monaco. Bastet për talentet e rinj, ashtu siç bëri me një djalë 16-vjeçar, të quajtur Kylian Mbappé, të cilin askush nuk e njihte, por ai e bëri një yll të futbollit botëror, mund ta joshin Florentino Perez.

Ndërkohë, në orët e fundit është spekuluar mbi një ofertë të Real Madridit për Mauricio Pochettino, që nuk është pranuar. Si klubi i bardhë, edhe trajneri argjentinas, e dinë se tani nuk është koha për të konsideruar një largim të mundshëm nga Tottenham.

Related posts

Sërish probleme për Lionel Messin, nuk luan as kundër Spanjës

Sadik.Autor

KOSOVA PRANË HISTORISË/ “Dardanët” shënojnë golin e tretë kundër Azerbajxhanit (VIDEO)

Isa.Autor

MBI TRE PRESIDENTËT E KLUBEVE DHE “SUPER LEAGUE”/ Tebas: Ata duan të organizojnë gjithçka sipas…

Delo.autor

Leave a Comment