Futboll Seria A Sport

QETËSOHET GATTUSO/ Zbehet kriza e dëmtimeve, MILANIT i rikthehen dy titullarë

Kriza e dëmtimeve më në fund po zbehet tek AC Milan. Mateo Musacchio dhe Alessio Romagnoli mund të jenë në fushë për ndeshjen ndaj Bolognas.Kuqezinjtë kanë vuajtur javët e fundit për shkak të dëmtuarve të shumtë, sidomos në mbrojtje, me Ignazio Abate që i është dashur të luajë si qendërmbrojtës.

Sipas calciomercato.com, Musacchio është rikthyer të stërvitet me grupin në Milanelo, dhe mund të rikthehet në skuadër që në ndeshjen e Europa League ndaj Olympiacos.

Nëse nuk arrin të luajë të enjte, me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën ndaj Bologna-s në Serie A, ndërkohë që mund të rikthehet edhe kapiteni i klubit Romagnoli.

Mbrojtësi është shumë pranë rikuperimit 100% pas tërheqjes muskulore, dhe ka marrë pjesë në seancën e parë stërvitore ditën e martë. Ai do të monitorohet nga dita në ditë, por qëllimi është që ai të jetë gati për ndeshjen ndaj Bologna-s.

Related posts

NË SHTRAT ME DY BJONDE/ Wayne Rooney nuk i le huqet e vjetra, filmohet duke tradhtuar gruan (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

“ËSHTË E GJITHA MUNGESË EKSPERIENCE”/ Flet trajneri Daja pas disfatës: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Partizanit

Delo.autor

Te PSG është rezervë, Trapp drejt largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment