Futboll Sport

SKANDALI I MADH/ Pastrimi i futbollit, si dështoi Gianni Infantino (DETAJE)

Kur Gianni Infantino e mori drejtimin e FIFA-s, ai premtoi se do ta shpëtonte organin qeverisës të futbollit botëror nga kriza në të cilën gjendej. Megjithatë, mijëra dokumente tregojnë se ai është vetëm njëri nga personat në linjë të cilët e shfrytëzuar këtë organizatë sipas interesave të veta. Nëse doni të dëgjoni diçka të mirë për Gianni Infatinon, duhet të shkoni në malet zvicerane, në qytetin e vogël të quajtur Brig, ku është rritur Infantino dhe ku e ka filluar jetën e tij drejt njeriut që është tani, njeriut më të fuqishëm në botën e futbollit.

“Ai është njeri plotësisht i ndryshëm këtu në krahasim me atë që është në Cyrih”, ka thënë një qytetar i Brig, Arnold. Në Zyrih, Infatino është i njohur që nuk i përshëndet njerëzit dhe i kalon sikur të mos ekzistonin. Në Zyrih, thuhet se ai nuk shkon as në takimet e stafit. Atje Infantino gjithashtu ka një Mercedes S-Class 500, një Audi Q7 dhe një Hyundai SUV. Departamenti i udhëtimeve ankohet se Infantino kërkon të udhëtojë me aeroplanë private, ndërsa italiani pretendon se ai udhëton në klasin ekonomik. Vetëm gjatë dhjetorit të vitit 2017, Infantino shpenzoi 47 mijë euro për një fluturim nga Zyrihu në Kuvajt dhe 58 mijë për nga Gjeneva në Dubai.

Mirëpo, gjëja më e keqe e drejtuesit të FIFA-s u zbulua gjatë krizës më të madhe në karrierën e tij. Ai premtoi se do të bënte gjithçka ndryshe dhe se do të përmirësonte gjithçka. Nuk do të përfshihej në marrëveshje ilegale sikur paraardhësi i tij, Sepp Blatter. Nuk do të kishte parregullsi kur të shpallej organizatori i Kupës së Botës. Nuk do të kishte korruptim me federatat e ndryshme të futbollit. Kjo ishte shpresa që Infantino solli me vete në zyrë, por për një kohë të gjatë ka qenë e qartë se Infantino nuk dëshiron ta ndryshojë FIFA-n. Ai dëshiron që ta shfrytëzojë atë sipas vullnetit të tij. Infantino dha premtime të mëdha gjatë fushatës së tij për t’u bërë president i FIFA-s. Ai premtoi më shumë moralitet dhe më shumë para, sikur të mos kishte qenë pikërisht ky konflikti më i madh i FIFA-s edhe më parë. Ai bëri një premtim solemn: “Tani ka ardhur koha që ta ndryshojmë këtë gjë dhe unë besoj se si një njeri i integritetit, unë jam personi i duhur për ta bërë këtë gjë”.

Megjithatë, ende pa i mbushur 100 ditë në këtë pozicion, Infantino e shkeli për herë të parë premtimin e tij për të qenë i drejtë. Ai e mori menjëherë autoritetin që nuk e kishin pasur paraardhësit e tij, ai e mori të drejtën të largonte nga puna këdo nga Këshilli i FIFA-s brenda një viti. Në maj të vitit 2017, nga kjo e drejtë e pësuan Borbely dhe Eckert. Ata ishin duke udhëtuar për në Kongresin e FIFA-s kur e morën mesazhin se ishin larguar nga puna. Kjo gjë ndodhi pasi që ata të dy kishin filluar të hetonin shpenzimet e këtij organi, si dhe vetë Infantinon. “Ne u larguam sepse filluam të bëjmë hulumtime të pavarura, përfshirë këtu edhe ndaj Infantinos”, ka thënë Eckert.

Në vend të këtyre erdhi Maria Claudia Rojas, e cila është përshkuar si “kandidate luksoze, e çmendur për futbollin dhe një super amiga (super shoqe) e tij. Si një super shoqe e tij, Rojas i lejoi InfantinoS të bënte çfarë të dëshironte. Një zyrtar i FIFA-s, në kushte anonimiteti, i ka thënë Der Spiegelit se ajo ka bërë gjithçka për t’iu përshtatur Infantinos. FIFA e ka pasur të vështirë edhe t’i sqarojë shpenzimet e Infantinos në Moske. Ai i kishte ftuar rreth 200 persona, zyrtarë të lartë të FIFA-s, për të qenë të pranishëm në finalen e Kupës së Botës dhe të gjitha shpenzimet ishin mbuluar nga FIFA, përfshirë këtu fluturimet luksozë dhe qëndrimin në hotele me pesë yje. FIFA pretendon se këto shpenzime janë plotësisht të pranueshme dhe në përputhje me rregullat e kësaj organizate. Këto rregulla, të cilave u referohet FIFA, theksojnë se presidenti ka të drejtë t’i ftojë vetëm një numër të caktuar të personave. Por, duket se Infantino është i lirë t’i përshtatë rregullat si t’i ketë qejfi atij. Dhe pse duhet të frikësohet Infantino nga hetuesit të cilët e shijuan jetën në Rusi këtë verë, bashkë me vetë italianin?

Related posts

SFIDA FERONIKELI-MILAN/ Organizatori i ndeshjes ul çmimin e biletave, pas kontestimeve nga…

Delo.autor

Mourinho s’heq dorë nga Willian, ofron shkëmbim “kokë më kokë” për brazilianin

Isa.Autor

Në Madrid nuk është më as Zidan e as Ronaldo, Rodrigez pranë rikthimit

Isa.Autor

Leave a Comment