Bundesliga Futboll Sport

NUK KANË AS FATIN ME VETE/ Shtohen problemet e Bayernit, ylli i ekipit dëmtohet në gju

FC Bayern Munich do të jetë pa James Rodriguez në javët e ardhshme. Pas një ekzaminimi të doktorit të klubit Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt ka zbuluar se kolumbiani ka pësuar një dëmtim në gju.

Dëmtimi raportohet të mos jetë serioz, por ylli i huazuar nga Real Madrid ka një tërheqje të pjesshme të ligamentit lateral kolateral të gjurit.

Dëmtimi është pësuar gjatë seancës së fundit stërvitore ditën e martë.

James do të rinisë fazën riaftësuese pas 10 ditëve pushim të plotë për të lënë ligamentin të shërohet.

Mesfushori nuk ka qenë në formë të mirë gjatë këtij sezoni dhe është raportuar se ai kërkon largimin nga Bayern që në merkaton e janarit.

Related posts

KANË HUMBUR EFIKASITETIN/ Rivaldo jep ALARMIN: Barça varet nga MESSI, kjo është e…

Isa.Autor

Shënoi me Realin, Bale i shkel syrin rivalit historik të madrilenëve

Sadik.Autor

LIVERPOOL-WATFORD/ “Të Kuqtë” dyfishojnë shifrat, shënon sërish Mane

Delo.autor

Leave a Comment