Futboll Seria A Sport

TËRBOHET GATTUSO/ SUSO tremb MILANIN: Ndihem mirë, por për REALIN do të…

Paraqitjet e Susos janë kthyer në jetike për Milanin. Spanjolli ka statistika mbreslënëse në këtë fillim kampionati, por fjalët e tij nga Spanja kanë trembur kuqezinjtë. Kur është pyetur për interesimin e Realit të Madridit Suso është shprehur; “Kush nuk do të donte të shkonte te një nga ekipet më të mira në botë”.

Klauzola e tij është një çmim i arsyeshëm për ekipin nga kryeqyteti, “vetëm” 40 milionë euro, që duken shumë pak krahasuar me cilësitë që ai ka. “Kur ekipet më të mira në botë interesohen, atëherë do të thotë se kam  bërë mirë. Jam krenar. Të luaj në vendin tim është gjithmonë bukur, megjithatë jam në një vend ku kultura është shumë e ngjashme me atë spanjolle dhe jam i lumtur.

Ndihem shumë i rëndësishëm për Milanin. Gatuzo është i njëjti me atë që ishte kur luante. Kur përfundon stërvitja ai është një person më simpatik dhe më miqësori që mund të gjeni. Është njeriu i përsorur për klubin.”, vazhdoi spanjolli. Kuqezinjtë po punojnë për rinovimin e kontratës së 24 vjeçarit.

Related posts

LIVE/ Liga e Europës: Një SHQIPTAR i shënon Rejnxhersit të Grezdës, Lacio vuan ndaj Eintraktit (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Ylli Muriqi i pakënaqur tek Lazio, Fenerbahce e pret. Por duhet që fillimisht…

Delo.autor

Ish-sulmuesi i Gjermanisë sulmon Ozil: Eshtë një frikacak…

Sadik.Autor

Leave a Comment