Futboll La Liga Sport

NUK PASKAN TURP/ Neymar dhe Alves i marin “valles”, por harrojnë se janë ZHVESHUR dhe… (VIDEO)

Dani Alves ndau në rrjetet e tij sociale, për ndjekësit e tij të shumtë, momentin e “valles” së tij me Neymarin, nën ritmin e famshëm “Parado no Bailão” të “MC L Da Vinte e MC Gury”. Koreografia e këtij kërcimi mjaft popullor në dhomat e zhveshjes, në të cilin të dy lojtarët brazilianë të PSG shfaqen gjysmë zhveshur (në mes e lart), u materializua pas fitores 2-1 të së mërkurës kundër Liverpool-it, në Ligën e Kampionëve.

Neymar ishte titullar, luajti gjithë ndeshjen, edhe pse pranoi se nuk është rikuperuar 100 përqind nga dëmtimi që pësoi me kombëtaren, madje shënoi edhe golin e dytë ndaj “Reds”. Mbrojtësi 35-vjeçar u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, kur trajneri Tuchel kërkoi të mbronte rezultatin dhe t’i bënte ballë furisë së sulmeve të anglezëve nga “Anfield”.

Related posts

E PAPRITUR/ Real Madridi nis ofensivën për t’ia rrëmbyer SUPER TALENTIN Guardiolës

Isa.Autor

LIVE/ Porto-Liverpool, Firmino dyfishon avantazhin për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Humbi bastin me Beckham në Botëror, Ibra e “PAGUAN SHTRENJTE”

Sadik.Autor

Leave a Comment