Futboll Shqipëri Sport

SUPERSFIDA/ Shehi ka një hall të madh para Flamurtarit, në rrezik “ylli” i ekipit

Skënderbeu humbi vendin e parë pas humbjes me Laçin. Skuadra korçare tregoi forcën ndaj Partizanit në “Selman Stërmasi” duke e mposhtur dhe rrëmbyer vendin e parë, por po në të njëjtin stadium e la atë, pasi kurbinasit i mposhtën pastër 2-0. Takimi i radhës është mjaft i rëndësishëm se do të jetë kundër Flamurtarit. Një ekipi të fortë, por baticat dhe zbaticat e zakonshme që prekin ekipin vlonajt kanë ndikuar dhe në vazhdimësinë e bregdetarëve.

Për sfidën kundër tyre, Orges Shehi ka një problem madhor. Fjala është për sulmuesin e krahut, Dejvi Bregu. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Laçit, pasi një goditje që ka marrë në këmbë ka bërë që thoi i gishtit të tij të dëmtohet. Vlonjati nuk mund të veshë as këpucën. Shtatshkurtri mund të humbasë ndeshjen emocionuese kundër ekipit të qytetit të tij.

Numrin një të stolit e shqetëson mungesa e mundshme e futbollistit, pasi është një lider për kampionët e Shqipërisë. Ai është prej atyre futbollistëve që janë të zotë të zgjidhin ndeshjet të vetëm dhe atëherë kur nuk e pret. Stafi mjekësor po punon fort që lojtari të jetë gati për sfidën kundër vlonjatëve duke ditur dhe rëndësinë e saj. Deri atëherë, Brergu mbetet në luftë me kohën.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Juventus përgatit rikthimin e sulmuesit italian, ja emri…

Delo.autor

“UNË NUK JAM QEN ROJE, POR TRAJNER”/ Allegri prish vendimin e klubit me Juventusin

Delo.autor

REVOLUCIONI I MADH/ Mblidhet asambleja për të vendosur ndryshimet, ja çfarë pritet të ndodhë me Serinë A…

Delo.autor

Leave a Comment