Futboll Premier League Sport

PAMJE PREKËSE/ Homazh drithërues, Leicester kujton të paharrueshmin Vichai (FOTO)

Leicester ka luajtur sot ndeshjen e parë në King Power Stadium që pas tragjedisë së 27 tetorit, ku pronari i Dhelprave u nda nga jeta, së bashku me 4 persona të tjerë.

Gjithçka ka ndryshuar në Leicester. Vdekja e Vichai Srivaddhanaprabha ka lënë një boshllëk të madh në qytetin që vetëm para 2 vitesh festonte titullin më të pamundur në histori dhe sot u kthye të shite skuadrën e vet, për herë të parë pa pronarin e paharrueshëm në tribunë.

Embedded video

Një ditë drithëruese, e gjitha kushtuar personit që e ktheu Leicester-in në një klub të njohur dhe të dashur në gjithë botën. Para fillimit të ndeshjes gjithë ekipi u bashkua në mesfushë për të kujtuar ish-pronarin.

Dy minuta heshtje absolute (për Vichai-n dhe për Remembrance Day, dita e dëshmorëve të Luftës së Parë Botërore), në mes tyre edhe i biri i Vichai-t, i cili do të vijojë misionin, ndërsa nuk mund të mungonte edhe Claudio Ranieri, i cili u kthye në stadiumin ku ka shkruar historinë.

Jashtë stadiumit, tifozët ishin me mijëra për të kujtuar presidentin, duke vendosur lule e duke lënë mesazhe në një zonë të caktuar.

Një ylber doli mbi King Power pak orë para ndeshjes, që u luajt nën një shi të lehtë e të pandalshëm, sikur edhe moti vajtonte në këtë ditë të hidhur.

Mijëra tifozë u bashkuan që në drekë, për të marshuar drejt stadiumit, në “Rrugëtimin për Vichain”, i pagëzuar edhe si “Rrugëtimi 5000:1”, për kuotën e famshme që Leicester dilte kampion para dy vitesh, ndërsa në sheshin e qytetit një parullë shkruante: “Për ty, Zoti President, Leicester të do më shumë se sa do ta dish ndonjëherë”.

Related posts

BOTA E FUTBOLLIT NË ZI/ Vdes legjenda e Argjentinës (FOTO)

F.autor

E BUJSHME/ Milan dhe Roma për pazar në Angli, garë për mbrojtësin surprizë të Premier League

Delo.autor

EVERTON BËHET GATI PËR MERAKTON E VERËS/ Ancelotti hedh sytë nga Serie A, ja dy lojtarët që kërkon të marrë…

Delo.autor

Leave a Comment