Futboll Shqipëri Sport

PAQE NË VLORË/ Mbyllet pa gola sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit

Ka përfunduar në barazim 0-0, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, e fundit për javë e 12 të kampionatit. Ritëm i ulët dhe më shumë studim lojës së kundërshtarit, kështu mund të cilësohen minutat e para të sfidës mes Flamurtarit dhe Lufëtarit. Të besuarit e Ilir Dajës janë të parët që hidhen në veprim, direkt pasi kalojnë disa minuta nga fillimi i takimit. Në minutën e 9` ka një rast të dyshimtë.

Musta i jep Bathës një top në zonë, teksa futbollisti gjuan por portieri Ruçi e ndal. Topi mbetet në zonë, teksa Musta tentonë portën por topi ndalet nga mbrojtësit e Lufëtarit. Ka një prekje me dorë, por nuk ka penallti për arbitrin.

Tre minuta më vonë, Vasil Shkurtaj, vrapon me një kundërsulm drejt zonës së Flamurtarit. Gjuan nga jashtë zone por topin e dërgon sipër portës. Sulmuesi kryesor i Luftëtarit mbetet gjithmonë rrezikshëm në zonën e Famurtarit, teksa ka disa raste të tjera, por që nuk shfrytëzohen si duhet.

Loja vendoset në ekuilibër pas minutës së 20` të takimit, ku rastet e të dyja skuadrave janë të pakta. Momenti më i mirë është në minutën e 41` të takimit. Veliu gjuan nga goditja e dënimit, por gjuajtja është qendrore dhe portieri gjirokastriteve ka mundësi të ndali topin, duke e pritur në dy kohë. Me portat të paprekura ekipet shkojnë në pushimin ndërmjet dy pjesësve.

Me fillimin e të dytës, janë të besuarit e Ilir Dajës që kërkojnë golin. Skudra vlonjate kërkon të fitojë terren ndaj kundërshtarit, që në pjesën e parë u tregua shumë i kujdesshëm në mbrojtje. Vlonjatët bëjnë presion nga krahët, por ashtu si në pjesën e parë, të besuarit e Gentian Mezanit, janë të vëmendshëm, duke ruajtur portën të paprekur për minuta të tëra.

Në minutën e 55` Kotobelli lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, por topi përfundon jashtë. Më pas Janiçiç është shpëtimtar i gjirokastriteve, pasi me ndërhyrjen e tij shpëton portën. Ilir Daja kërkon më shumë ritëm, ndaj në të 63` largon Kotobellin që i lë vendin Alesio Hysenit.

Edhe Gentian Mezani në krahun tjetër kryen një zëvendësim të detyruar, pasi Radoviç del i dëmtuar dhe në vend të tij futet Maldin Ymeraj. Lojë e vakët dhe pa ritëm, me Flamurtarin që duket disi më kërkues por gabon në ndërtimin e aksioneve.

Në minutën e 80` ka një goditje këndi për Flamurtarin, topi grushtohet nga portieri Ruçi por Veliu rrëzohet brenda zonës. Ka pretendim për penallti por sërish gjyqtari nuk ka të njëjtin mendim si futbollistët e Flamurtarit.

Minutat e mbetura të takimit nuk prodhojnë asgjë të re, skuadrat mundohet të shfrytëzojnë deri në fund, por pa arritur të shkundin rrjetat. Lufëtari duket më i kënaqur me pikën e marrë, pasi shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 8 në renditje.

Ndeshja e radhës për Luftëtarin do të jetë ndaj Tiranës, ndërsa Flamurtari shkon në kuotën e 19 pikëve dhe mban zbret në vendin e 6 në renditje pas barazimit të sotëm. Ndeshjen e radhës do të ketë kundër Skënderbeut.

Related posts

Para ndeshjes finale madrilienët marrin lajmin shokues për sulmuesin…

Sadik.Autor

U LARGUA MES LOTËSH NGA ROMA/ Ja prezantimi spektakolar i mesfushorit Holandez (VIDEO)

Isa.Autor

BILANCI/ Dominon Interi, mbetet jashtë Ibrahimovic. Ja top-formacioni i fazës së parë në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment