Futboll La Liga Sport

Parisi fiton pa Neymar-Mbappe/ Mbetet perfekt me “magjinë” e Cavanit (VIDEO)

14 ndeshje dhe 14 fitore. Paris Saint-Germain vazhdon ecurinë perfekte në kampionatin francez. Skuadra e Tuchel ka siguruar 3 pikët e radhës pasditen e sotme me fitoren 1-0 të marrë në shtëpi kundër Toulouse.

Pavarësisht mungesave të Neymar dhe Mbappe, të dy të dëmtuar në ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaret respektive, kampionët në fuqi të Francës kanë bërë detyrën, teksa heroi i takimit ka qenë Edinson Cavani.

Sulmuesi uruguaian, në fakt, ka ka vendosur fatin e takimit në minutën e 9-të me një magji të vërtetë.

10 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për vendasit, edhe ky i realizuar nga Cavani, por që është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Miqtë kanë patur një mundësi të artë për të barazuar takimin në minutën e 75-të, por goditja e Jullien brenda zonës së rreptësisë ka përfunduar pak sipër traversës. Dy minuta para fundit, vendasit kanë shënuar me Choupo-Motting, por edhe ky gola është anuluar për pozicion jashtë loje.

Kjo fitore e ka dërguar PSG-në në kuotën e 42 pikëve, 15 më shumë se Lyon-i i vendit të dytë.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ZVICERAN/ Ajeti shënon gol fantastik për Basel në finalen e kupës

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E KUVAJTIT/ Kontroll i shkëlqyer dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e Solomon (VIDEO)

Delo.autor

NDIZEN POLEMIKAT NË SERIE A/ Milan dhe Inter kundër shtyrjes së ndeshjes Juventus-Napoli, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment