Futboll La Liga Sport

ANDRE SILVA I PANDALSHËM/ Sevilla i dërgon një mesazh rosonerëve

U largua nga Italia si dështak, duke shënuar shumë pak e duke u kritikuar për faktin se asnjëherë nuk u përshtat plotësisht te Milani, por duket se klubi kuqezi është penduar, duke parë rendimentin fantastik që André Silva ka pasur në Spanjë, te Sevilla, por edhe në kombëtaren portugeze.

Shtatë gola në La Liga, 3 gola vendimtarë në Nations League me Portugalinë dhe 23-vjeçari është kthyer në nivelet që priste Milani, kur e pagoi 40 milionë euro te Porto.

Sevilla e ka marrë në huazim, për 3 milionë euro, por ka të drejtën e blerjes për 35 milionë të tjera, ndaj drejtori sportiv Joaquin Caparros ka folur për faqen zyrtare të Sevilla-s, duke qartësuar të ardhmen dhe duke ngrirë çdo shpresë të Milanit për të rimarrë talentin portugez.

“Tifozët mund të qëndrojnë të qetë, ky lojtar do qëndrojë me ne, me një kontratë afatgjatë. Kemi dëshirën dhe mundësinë ta mbajmë këtu. Milani mund të thotë ç’të dojë, ndoshta e do sërish, ashtu si e duan shumë klube, por askush nuk ka shans të na e marrë. Kemi të drejtën e blerjes deri në fund të sezonit dhe do ta ushtrojmë”, u shpreh Caparros, duke konfirmuar se André Silva do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas bojkotit të arbitrave, “FSHF” ndërpret futbollin. Ja vendimi

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-ndihmësi i De Biasit në Kombëtaren shqiptare

Delo.autor

NUK SHIHET NË PLANET E SIMONE INZAGIT/ Skuadra e Serisë A futet në garë për sulmuesin e Interit

F.autor

Leave a Comment