Futboll Sport

PAS FITORES NDAJ LIVERPOOL/ Al-Khelaifi nuk përmbahet, shpall Tuchel si trajnerin më të mirë në botë

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, përshëndeti Thomas Tuchel si “trajnerin më të mirë në botë”, pas fitores së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it, të mërkurën. Kampionët e Ligue 1 e vendosën veten në një pozitë të fortë për t’u kualifikuar në raundin tjetër të këtij kompeticioni, falë golave të Juan Bernat dhe Neymar.

Parizienët janë në vendin e dytë të Grupit C për momentin, me tetë pikë në pesë ndeshje. Napoli kryeson grupin me nëntë pike, ndërkohë që Liverpool është i treti, me gjashtë pikë. Përplasja e tyre në ndeshjen e fundit do të jetë si një finale, se cili avancon më tej.

PSG, ndërkohë, do të përballet me vendin e fundit në grup, Crvena Zvezda, duke ditur se një fitore e kualifikon në fazat me eliminim direkt. Pas fitores së të mërkurës, Al-Khelaifi thotë se është krenar me luftën e ekipit të tij në fazën e grupit dhe, në veçanti, me performancën ndaj Liverpool-it.

Po, unë jam shumë i lumtur me cilësinë e lojës sonë, – u tha ai gazetarëve. – Ne treguam fytyrën tonë të vërtetë. Shumë njerëz në media flasin për projektin tonë, por treguam fytyrën e vërtetë. Jemi të fortë dhe me një trajner të shkëlqyeshëm. Kjo është një përgjigje e madhe për të gjithë.

Nuk ishte e lehtë, Liverpool është në nivel të lartë, me disa lojtarë të mëdhenj. Të gjithë kanë bërë një ndeshje të madhe, madje edhe tifozët. Për mua, Tuchel është trajneri më i mirë në botë dhe ai e dëshmoi veten sonte. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar Ligën e Kampionëve”.

Related posts

E ARDHMJA E DONNARUMMA-S NË DILEMË/ Milan mendon për pasuesin e Gigio-s, vendos nën shënjestër portierin…

Delo.autor

NUK HARRON SHQIPËRINË DHE KOSOVËN/ Shaqiri prezanton këpucët e reja te Liverpooli

Delo.autor

PRITET TË ULET NË STOL/ Dy formacionet se si do të luajë dhe do të rreshtohet Barcelona e Xavit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment