Futboll Seria A Sport

PERIUDHA E TIJ KUQEZI/ Gattuso: Ky Milan nuk vdes kurrë!

Rino Gattuso është rikthyer të flasë për “Milan Tv”, duke analizuar, tashmë në gjakftohtësi periudhën e tij kuqezi, pas barazimit 1-1 në shtëpinë e Lazios. Një barazim që në vigjilje do të kishte kënaqur gati të gjithë popullin milanist, për më tepër, kur konsiderohen mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve. “Është një Milan që nuk vdes kurrë. Në momentet e vështira, kur të gjithë na konsiderojnë të vdekur, arrijmë të nxjerrim jashtë paraqitje të mira. Duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi Gattuso.

“Duhet të largojmë frikën, nëse arrijmë të luajmë të çlirët në mendje dhe këmbë, atëherë mund të japim shumë. Kur ka të dëmtuar është e drejtë që të flitet. Është diçka që mund të na bëjë të rritemi dhe të përmirësohemi, sepse nëse kemi gabuar diçka, atëherë po e vlerësojmë. Anomalia më e madhe është që janë tre futbollistë me të njëjtin problem në nivel të tendinës, dhe që të gjithë në të njëjtin repart. Veç kësaj, kam parë një ekip të rikompaktuar. Kam parë që futbollistët e rikthyer nga përfaqësueset ishin të karikuar në masën e duhur. Jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur në nivel sasie dhe cilësie”, u shpreh trajneri i Milan, Gattuso.

Related posts

MAMAJA E LOJTARIT TË ROMËS TREGON FORMAT NGA PISHINA/ Tifozi i Juves: Nëse s’vjen Zaniolo në Torino, ejani ju të paktën

Delo.autor

SUPERMERKATO/ Kamza blindon portën, akord me ish-portierin e JUVENTUSIT

Isa.Autor

DHUROI FITOREN SAMPDORIAS PAS GAFËS/ Donnarumma reagon: Mos më shkatërroni karrierën…

Delo.autor

Leave a Comment