Futboll Premier League Sport

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Ylli i Liverpoolit akuzohet për VËNIE BASTESH, klubi pritet të…

Daniel Sturridge ka mohuar kategorikisht akuzën për thyerje të rregullores së Federatës Angleze mbi bastet. Liverpool ka lëshuar një komunikatë të fuqishme të klubit, duke ofruar mbështetjen e plotë ndaj sulmuesit, pasi zhvilluan një takim dhe diskutim të gjatë dhe intensiv me Sturridge, mbi akuzën në lidhje me një bast të vënë në janar të vitit 2018. Ai ishte muaji kur Sturridge u transferua nga Liverpool te West Brom, në një transferim shokues, në formë huazimi.

Por Liverpool qëndron besnikërisht përkrah futbollistit, teksa një zëdhënës i klubit deklaroi: “Daniel ka dhënë bashkëpunimin e tij të plotë dhe bindës përgjatë të gjithë procesit dhe ka siguruar klubin se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Daniel ka mohuar gjithashtu kategorikisht të ketë qenë ndonjëherë i përfshirë në baste në futboll. Sikurse me çdo çështje të kësaj natyre, ne do të lejojmë që procesi të finalizohet plotësisht, përpara se të bëjmë komente të tjera”.

Sturridge ka kohë deri në orën 18:00 të datës 20 nëntor për t’iu përgjigjur zyrtarisht akuzës që e fajëson për vënie bastesh në futboll, për të cilën rrezikon nga gjobë deri në përjashtim nga futbolli. Mbetet për tu parë nëse FA do të provojë vënien e bastit nga vetë futbollisti, apo dhënien nga ana e tij e informacioneve apo sugjerimeve në vënien e bastit, çka mund të çojë në të dyja rastet në gjobë ose pezullim deri në përjashtim të Sturridge.

Joey Barton është figura më e famshme e dënuar kohët e fundit për shkelje të rregullave të FA mbi bastet. Ai u pezullua nga aktivitetet sportive për plot 18 muaj, ndonëse u provua se kishte vënë jo pak, por plot 1,260 baste në një periudhë 10-vjeçare. 29-vjeçari Sturridge u rikthye te Liverpool këtë verë dhe ka rigjetur rrugën drejt planeve të trajnerit Jurgen Klopp, duke qenë pjesë e rregullt e skuadrës, madje duke shënuar katër gola në 7 ndeshjet e luajtura prej tij.

Related posts

NUK KA MË DYSHIME/ Brahim Diaz mbetet tek Milan, ja marrëveshje me Real Madrid-in…

Delo.autor

“Shtëpia e re e futbollit” në Kosovë, Prishtina gati të nderojë Fadil Vokrrin

Isa.Autor

NDRYSHIM PROGRAMI TË SERISË A? Klubet italiane presin tjetër vendim

Delo.autor

Leave a Comment