Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” NUK DI TË NDALET/ Gati të thyejë rekordin e legjendës së Realit

Një prej lojtarëve që nuk di të ndalet kurrë dhe nuk lodhet së bëri histori është legjenda argjentinase, Lionel Messi. Përgjatë viteve, asnjë sezon nuk është mbyllur pa ndonjë rekord të ri të vendosur nga “Pleshti”, sulmuesi 31- vjeçar që vijon të shkruajë emrin e tij me germa të arta në historinë e La Ligas dhe jo vetëm. Mbrëmjen e së shtunës, Messi ka shansin të shtojë sukseset e tij në librin e rekordeve.

Nëse Barcelona do të arrijë të marrë një triumf në “Wanda Metropolitano”, Messi do të brazonte statistikat e Raul, që përkon të jetë lojtari me më shumë fitore në histori të shënuara ndaj “Los Colchoneros”.  Aktualisht, ish-sulmuesi legjendar i Real Madridit numëron 17 fitore në 27 takime ndaj Atleticos. Ish- kapiteni i “Los Blancos” mbetet një prej “bomberave” më të mirë në historinë e klubit mbretëror deri në mbërritjen e portugezit Cristiano Ronaldo, për të cilin ishte një shembull i shkëlqyer për t’u ndjekur.

Raul ishte kthyer në “macen e zezë” për Atleticon e Madridit, sikundër po rezulton dhe fenomeni argjentinas tashmë që shumë pranë parakalimit të suksesit personal të heroit të Realit, Raul. Në të vërtetë, deri më tani, në karrierën plot dekorata të Messit, skuadra ndaj së cilës ai numëron më shumë gola të shënuar është Sevilla, por shumë shpejt rivalët e “Los Colchoneros” po kthehen në viktimën e preferuar të tij, pasi deri më tani numëron 28 gola në 36 takime ndaj tyre.

Klasikja spanjolle premton emocione jo vetëm për luftën e titullit, por edhe në kontekstin tjetër, nëse do të shohim Messin të arrijë suksesin e Raul. Herën e fundit që palët janë takuar ka qenë gjatë sezonit të shkuar, ku falë një goli të Messit Barcelona ia doli të vijonte serinë e sukseseve të shënuara përgjatë viteve ndaj “Los Colchoneros”. Derbi i Spanjës mes madrilenëve dhe katalanëve është skena që mund të shtojë triumfet e “yllit” argjentinas.

Related posts

E FRIKSHME NË TURQI/ Futbollisti me brisk në dorë godet kundërshtarët (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA PREJ FILLESTARI/ Ronaldon e kryqëzojnë në Angli për paraqitjen me Leicester

Delo.autor

Mohamed Salah, karta e Real Madridit për të kompensuar efektin “Coutinho”

Q.Autor

Leave a Comment