Futboll Premier League Sport

PO IMPRESIONON/ Arsenali do lojtarin që “fundosi” Barcelonën, por ka një rival

Arsenal raportohet të jetë duke luftuar me Manchester City-n për firmën e lojtarit që fundosi Barcelona-n në ndeshjen e fundit, Junior Firpo. Por topçinjtë kanë përballë një pengesë të madhe pasi agjenti i mbrojtësit të majtë është vëllai i Pep Guardiola-s.

Gazeta spanjolle AS pretendon se ka një numër të madh klubesh të interesuar për 22-vjeçarin, sidomos pas paraqitjes së tij këtë sezon me Real Betis. Ai arriti të shënonte në fitoren 4-3 ndaj Barcelonas në Camp Nou, humbja e parë e katalanasve në dy vite.

Firpo mendohet të ketë një klauzolë 50 mln euro pasi firmosi një kontratë të re verën e kaluar. Arsenal dhe City janë kandidatët kryesorë për firmën e lojtarit. Uniai Emery e njeh mirë dhe do ta mirëpriste në Emirates.

Gjithsesi, City mbetet favorit për shkak të vëllait të Guardiolas, i cili ka 55% të Media Base Sports ku ka klientë si Luis Suarez dhe Andres Iniesta.

Related posts

ISH-TRAJNERI “ZIKALTËR”/ Frank De Boer: Qëndrova 4 muaj tek Interi, por mu dukën si…

Delo.autor

“URIME!”/ Challandes përshëndet në gjuhën shqipe suksesin e Kosovës

Delo.autor

ËNDËRRON PËR TË ARDHMEN/ Juventus do një nga më të mirët e Serisë A, vihet në lëvizje për golashënuesin surprizë

Delo.autor

Leave a Comment