Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEJNË/ Ecuria e PARTIZANIT të SKËNDER GEGËS, ndër më të mirat në Ballkan

Fitorja ndaj Laçit në javën e 13-të të kampionatit bën që Partizani të vijojë të ruajë kreun e renditjes, me 31 pikë të grumbulluara. Pra, nga 39 në total, të kuqtë kanë lënë rrugës vetëm 8 pikë dhe 6 nga të cilat në dy ndeshje ndaj Skënderbeut dhe dy ndaj Laçit, në brazimin me kurbinasit në fushën e këtyre të fundit.

Një ecuri fantastike për djemtë e Skënder Gegës, që nëse i hedhim një sy panoramës që na ofron Ballkani (duke përjashtuar kampionate më të mëdha si Greqia, Rumania, Bullgaria dhe Turqia) dhe sidomos vendet fqinje, atëherë merr edhe më tepër domethënie.

Të kuqtë kanë gabuar vetëm dy ndeshje dhe me rivalin direkt, që e ndjek me 28 pikë. Në Shqipëri është luajtur më pak se sa në Kroaci, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni, Bosnje Hercegovinë dhe Serbi. Pikërisht në Serbi ecurinë pozitive e ka shënuar Crvena Zvezda, skuadra që mundi Liverpool në Champions.

Ylli i kuq i Beogradit kryeson me 46 pikë, por ka luajtur 16 javë kampionat, pra tre më shumë se Partizani, që nëse i fiton, do të arrinte vetëm 40 pikë. Por, nëse hedhim një sy në kampionatet e tjera, ecuria është më e ulët se sa të kuqtë. Edhe në Kroaci, Dinamo Zagreb në 14 javë ka arritur 36 pikë, pra me një mesatare prej thuajse 2,6 pikësh për ndeshje.

Më pas, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, ekipet që kryesojnë kanë një mesatare më të ulët se të kuqtë.

Shkëndija e Tetovës kryeson në Maqedoni me 31 pikë pas 14 javësh, ndërsa Prishtina me 36 pikë pas 15 javësh. Në Mal të Zi, Stujeska pas 15 javësh ka vetëm 28 pikë, shumë pak, duke llogaritur që mesatarja pikë/ndeshje është më poshtë se sa 2.

Në Kosovë, pas 15 javësh, Prishtina ka totalizuar 36 pikë, por edhe Feronikeli ka ecur mirë, me 35 pikë. Një mesatare me 2,4 pikë për ndeshje. Sarajevo në Bosnje Hercegovinë kryeson me 37 pikë, por ka 4 javë më shumë se sa Partizani, pasi ka luajtur 17 ndeshje. Një mesatare pak më shumë se sa 2.

Shqipëri – Pas 13 javësh

1.Partizani 31 pikë

2.Skënderbeu 29 pikë

3.Teuta 22 pikë

4.Laci 22 pikë

Kroaci- Pas 14 javësh

1.Dinamo Zagreb 36 pikë

2.Lokomotiv Z. 28 pikë

3.Osijek 27 pikë

4.Gorica 26 pikë

Maqedoni – Pas 14 javësh

1.Shkëndija 31 pikë

2.Vardar 28 pikë

3.Akademija Pandev 22 pikë

4.Renova 19 pikë

Kosovë-Pas 15 javësh

1.Prishtina 36 pikë

2.Feronikeli 35 pikë

3.Llapi 29 pikë

4.Gjilani 24 pikë

Mali i Zi – Pas 15 javësh

1.Sutjeska 28 pikë

2.Zeta 26 pikë

3.Buducnost 26 pikë

4.Petrovac 24 pikë

Serbi – Pas 16 javësh

1.Crvena Z. 46 pikë

2.Radnicki Nis 37 pikë

3.Partizan B. 33 pikë

4.Cukaricki 32 pikë

Bosnje Hercegovinë – Pas 17 javësh

1.Sarajevo 37 pikë

2.Zrinjski 32 pikë

3.Zelejznicar 28 pikë

4.Siroki Brijeg 26 pikë

Related posts

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Pritet një ndeshje spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAMJET/ Momenti kur sulmuesi i Real Madrid thyen hundën në aksionin e fundit të ndeshjes

Delo.autor

SFIDA NDAJ EGNATIAS/ Mala: Ka një lloj ngërçi në aspektin psikologjik te lojtarët dhe…

Delo.autor

Leave a Comment