Sport Të tjera

I JEP FUND POLEMIKAVE/ “Doktori” Rossi: Nuk tërhiqem nga Moto GP, do garoj për…

Pak ditë më parë mediat gjermane raportuan se piloti i njohur italian Valentino Rossi po mediton tërheqjen në fund të këtij sezoni, por pasditen e sotme ka qenë vetë “doktori” që ka mohuar plotësisht këtë lajm.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Rossi deklaroi se nuk po mendon aspak tërheqjen dhe për më tepër, është shumë pranë firmës me skuadrën e re të moto GP-së, Petronas, e cila do të garojë për herë të parë sezonin e ardhshëm.

“Nuk është e vërtetë që do të tërhiqem. Sezonin e ardhshëm me 99% do të garoj me skuadrën Petronas dhe zyrtarizimi mund të vijë që në garën e Barcelonës. Kemi marrë pak kohë për t’u menduar, por shumë shpejt do të vijë edhe firma”, u shpreh Rossi për mediat italiane.

Piloti 41-vjeçar italian është 7 herë Kampion Bote në Moto GP, teksa ka fituar dy titujt e parë të karrierës me motorin Honda dhe 5 të tjerët me motorin Yamaha, me të cilin garon edhe aktualisht.

Related posts

DRAMATIKE/ Nga rrëzimi i aeroplanit te bombarimet serbe, si i shpëtoi 2 herë vdekjes futbollisti shqiptar

Delo.autor

CHAMPIONS/ Plzen nderon Romën dhe Realin, Ajax arrin kualifikimin përmes MAKTHIT 

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet, i radhës është me… tre shifra

Delo.autor

Leave a Comment