Futboll I pakategorizuar Premier League Sport

PRAPASKENA/ Drama e GERRARD: Nuk duhej të isha në fushë atë ditë, por…(VIDEO)

Shumë triumfe, por edhe shumë zhgënjime në karrierën si futbollist të një legjende si Steven Gerrard.

Me rastin e shfaqjes në kinema të dokumentarit “Make us dream”, që bazohet te karriera e ish-mesfushorit të Liverpool, ai është kthyer të flasë në një intervistë të dhënë për “Sportsmail” për episodin më fatkeq të karrierës: rënia gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Chelsea në 2014-ën, që i hapi rrugën golit të Demba Ba dhe që shoi shpresat e “Të Kuqve” për atë titull që ndiqet prej më shumë se 20 vitesh.

Dokumentari tregon si ai djalosh nga Liverpuli bë simboli i një skuadre, një qyteti të tërë. Por, mes shumë dhuratave që i ka bërë tifozëve është edhe një makth. Gerrard, në fakt, ka kujtuar atë moment të tmerrshëm të ndeshjes kundër Chelsea. Një ndeshje që kapiteni nuk duhej ta kishte luajtur për shkak të një problemi në kurriz.

“Unë jam një djalë nga Liverpuli, vij nga shtresat e varfra. Nuk do ta kisha humbur atë ndeshje për asgjë në botë. Ajo që ndodhi atë ditë ka qenë vetëm fat i keq, shqetësimi në kurriz nuk hyn. Por kur bën një dokumentar duhet të jesh i ndershëm dhe të tregosh çdo detaj”, ka thënë Gerrard.

“Vetëm për të qenë në fushë bëra një epidurale për të pakësuar dhimbjet. Por mos mendoni se është një justifikim për atë që ndodhi, sepse ka qenë thjesht fat i keq dhe asgjë më shumë. Duhej të tregoja për t’u treguar sa më i ndershëm”.

Related posts

U THIRR ME URGJENCË NGA ELBASANI/ Ja prapaskenat e shkarkimit të trajnerit Lerda

Delo.autor

PAS VËRSHËLLIMËS PËRFUNDIMTARE/ Tifozët e Atalantës shkulin stolat e tribunës (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ 30 milionë euro plus 5 si bonus, gjigantët e Premier duan yllin e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment